Do të ngre një kopleks agrobiznesi në zonën elektorale
05/06/2005 Rajmonda Stefa kandidate e Partisë Socialiste për Libofshën
Lindur më 30.09.1957 në Fier
Diplomohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega ekonomi për industrinë
Kurs pasuniversitar për përditësimin e njohurive. Ka fituar titullin “Kontabël i merituar"
Eksperienca në punë
1983-1989 anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor, rrethi Fier
1978-1991 Ekonomiste në ndërmarrjen tregtare të artikujve të ndryshëm Fier
1991-1992 kryetare e forumit të gruas Fier
1992-1996 Këshilli i rrethit Fier, nënkomisioni i privatizimit
1996-1997 Ministria e Financës, dega e shoqërive publike
1998-2000 Në Aparatin e Këshillit të Ministrave
2000-2004 Kryefinanciere e PSSH
2004 Prefekte e Qarkut Fier
anëtare e KPD të PSSH
gjuhët e huaja italisht, anglisht
gjendja civile: e martuar me 2 djem
Stefa, ju kandidoni për herë të parë në zonën 72. Keni besim në rezultatin?
Unë jam përgatitur krejtësisht për fitore, dhe nuk mund ta konceptoj dot humbjen, jo thjesht si Rajmondë, por si kandidate e alternativës së majtë. Veç kësaj, në përvojën time të gjatë si drejtuese, kam shumë besim në aftësitë e mia, ndërgjegjen dhe përvojën time. Kam një karakter të fortë dhe jam e gatshme të përballoj çdo sfidë. Jam element i pastër politikisht dhe bijë e thjeshtë e këtij vendi. Unë do të rendisja në cilësite e mira të para aktivitetin tim politik në strukturat e saj, që nga themelimi i saj, vetitë e mia dhe përkushtimin tim moral, profesional dhe politik, do të thoja mbështetjen që kam te familja ime, e cila në çdo hap të aktivizimit tim në politikë ka qenë krah meje, të dy djemve të mi dhe bashkëshortit, të ndërgjegjes sime që unë kam në krye të detyrës, te përvoja që kam krijuar në vite, siç kam detyrën e administratores qysh në vititn 1978. Është goxha eksperiencë, e cila më jep krahë dhe siguri në përmbushjen e kësaj detyre.
Çfarë i premtoni elektoratit tuaj?
Kemi një sërë projektesh, të cilat do t'i vëmë në zbatim menjëherë. Zona e Libofshës, ku unë kandidoj dhe që përfshin 4 komuna, është një vend bujqësor, ndaj premtimi që unë do t'i bëj kësaj zone, është ngritja e një kompleksi modern dhe bashkëkohor agrobiznesi që do të ndërtohet në komunën Topojë, në ish-kampingun e kosovarëve në Seman, që është 64 ha, e cila ka një studim kompleks për sera, për kompleks gjedhi, fabrikë qumështi dhe një treg të madh rural me qark të mbyllur në të gjitha linjat, që nga pranimi deri në dhomat frigoriferike. Është një projekt i miratuar nga qeveria, i cili do të realizohet nga donatorë të huaj dhe biznesi vendas. Premtime të tjera unë mund të përmend atë që Kryeministri u premtoi elektoratit, lidhjen e Manastirit të Ardenicës me bregdetin e Ndërmënasit, duke qenë që komuna e Libofshës ka një dalje të mrekullueshme dhe të virgjër në bregdet, investim që do të çelë rrugën dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Premtimet e tjera janë ato të përgjithshme që kanë të bëjnë me kanalizimet, rikonstruksioni i shkollave dhe qendrat shëndetësore. Në të 4 komunat që shtrihet zona 72 më pas nga investimet është ajo e Libofshës, komunë ku unë do t'i kushtoj më shumë vëmendje. Gjithashtu, ka nevojë për riparimin e kopshteve e çerdheve, ku evidentohet nëpër komuna të tjera paaftësi e deputetëve të mëparshëm të kësaj zone.
Ç'mendim keni për kandidaturat e tjera dhe a e ndjeni rivalitet?
Natyrisht, çdo fushatë ka rivalët e vet dhe unë nuk mund të them që s'kam të tillë, aq më shumë që unë kam në zonë ish-deputetin e PS, që tashmë është konvertuar në LSI, i cili për 4 vjet rresht, përveç ndau elektoratin, nuk i ka sjellë asnjë dobi kësaj zone, sepse ai pas 6 muajsh, që u hoq si ministër i Shtetit, nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka luftuar në mënyrë jo dinjitoze dhe ka shpërdoruar votën e elektoratit dhe në vend që të shpërblente votën e tyre, të cilët ia dhanë në masën 74%, ai e shpërdorori besimin dhe unë mendoj se ai nuk ka më të drejtë morale të kërkoj votën, qoftë edhe pse është në një parti tjetër, pasi zona e tij është zona më e prapambetur dhe është puna e dobët e tij si deputet, që nuk ka realizuar detyrat e tij. Për Leonard Grëmin, do të thoja që është nga Agimi, është djalë i mirë, i paprovuar, por unë do të thoja se ai nuk duhet t'ia kërkojë votën këtij elektorati, për një arsye shumë të thjeshtë. Në vitin 1994, kur Libofsha u masakrua nga partia që ai këkron të kandidojë, duke qenë njeri publik, që merrej me media, ai duhej të bënte një prononcim, qoftë moral në mbështetje të bashkëfshatarëve të tij dhe ai nuk tha asnjë fjalë të vetme atëherë. Ajo parti ishte ajo që bëri 29 majin e 1994 në Libofshë.
Irena Mërtiri