Piramida, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PS-së
TIRANE - Gjykata Kushtetuese nuk mori parasysh sot një kërkesë të PS-së, për pezullimin e veprimit të ligjit që parashikon prishjen e Piramidës, deri në një vendim përfundimtar të gjykatës. Gjykata vendosi rrëzimin e kësaj kërkese, me argumentin se nuk ishte e bazuar në ligj.
Partia Socialiste kërkon shpalljen e ligjit si antikushtetues, pasi sipas saj dhunohen kompetencat e pushtetit vendor në fushën e planifikimit urban, ndërkohë që ligji ka mangësi pasi nuk parashikon faturën financiare të projektit.
Një tjetër argument i sjellë nga socialistët është fakti se Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës i është hequr në ligj statusi i saj si monument kulture.
Pak kohë më parë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi një padi të ngjashme të bërë nga ana e Bashkisë së Tiranës.
(er.nu/BalkanWeb)