Topi në Burrel: Të kontribuojmë të gjithë për të ardhmen e vendit
TIRANE - Presidenti i Republikës Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, zhvilloi sot një vizitë pune në Burrel, nga ku përsëriti sërish mesazhin e bashkëpunimit dhe unitetit me qëllim integrimin e vendit.
“Dëshiroj që, nga ky mjedis të jap edhe një mesazh, një mesazh i cili i kalon kufijtë e këtij auditori të nderuar! Ky është një mesazh për të gjithë. Është mesazhi i unitetit, i komunikimit, mesazhi i vlerave njerëzore që është në zemrën e çdo shqiptari, pavarësisht bindjeve politike. Të gjithë duhet të punojmë së bashku, duhet të punojmë për Shqipërinë, pavarësisht se dikush jeton në Burrel, jeton në Tiranë, në Konispol, në Vermosh, në Shkodër, në Korçë, në Vlorë, në Dibër, të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për Shqipërinë, ta forcojmë Shqipërinë, ta bëjmë atë dinjitoze për të qenë realisht në standardet e familjes evropiane.”,- deklaroi Presidenti Topi.
Gjatë vizitës së tij në Burrel, presidenti u nderua me titullin "Qytetar nderi" nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti me motivacionin: “Si intelektual i shquar, mbartës i vlerave qytetare të trevës që e lindi, shtetar i ekuilibruar, korrekt e i paanshëm, dhe për dashamirësinë e treguar për Matin dhe matjanët”.
Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kulturës, ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës në vendin tonë, Karsten Ankjer Jensen, intelektualë dhe banorë të shumtë të qytetit të Burrelit.
(er.nu/BalkanWeb)