Do të nisim luftën e shenjtë
Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të përdorë atë që e quan 'luftë të shenjtë' në gadishullin korean, si kundërpërgjigje e manovrave ushtarake të Amerikës dhe Koresë së Jugut, të cilat priten të nisin ditën e diel. Në deklarata të ndryshme, shteti komunist është shprehur për kundërpërgjigje të fortë 'nukleare' dhe 'fizike', kundër provokimit që ka marrë. Stërvitjet ushtarake vijnë pas fundosjes së një anije luftarake të Koresë së Jugut në muajin mars. Ditën e enjte, Koreja e Veriut u shpreh se stërvitjet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut janë një kërcënim i sovranitetit të saj dhe rajonit. Një zyrtar i lartë koreanoverior tha se ndaj kërcënimeve të tilla do të reagojë, me siç u shpreh, përgjigje fizike. SHBA-ja dhe Koreja e Jugut thonë se stërvitja e tyre, që është planifikuar për të dielën, ka për qëllim që të zmbrapsë Korenë e Veriut nga agresioni. Rreth 20 anije dhe nëndetëse, si dhe 100 avionë do të marrin pjesë në stërvitjet që do të zgjasin për katër ditë rresht në Detin e Japonisë. Uashingtoni dhe Seuli fajësojnë Korenë e Veriut për përmbytjen e një anijeje ushtarake koreanojugore në muajin mars. Ndërkaq Koreja e Veriut tha se sanksionet e reja amerikane kundër saj dhunonin deklaratën e OKB-së, pas fundosjes së nëndetëses së Koresë së Jugut. Hillary Clinton shpalli sanksionet gjatë vizitës së saj në Korenë e Jugut.
#