E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti vret gruan në mes të Athinës, dyshonte se e tradhtonte

Greqi Policia arreston edhe të birin, pasi mendohet se ka nxitur të atin për të kryer krimin

Krimi brenda familjes nuk ka goditur dje vetëm në vendin tonë, por edhe emigrantët në Greqi. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin grek, Athinë, ku një burrë ka qëlluar të shoqen, kurse i biri është vënë në dispozicion të hetimit policor, nën akuzën e nxitjes së sulmit të dhunshëm. Mediat greke kanë cituar policinë, duke shkruar se ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës në qendër të Athinës. Burri 45-vjeçar ka qëlluar me gjakftohtësi të shoqen 40-vjeçare, duke e rrëzuar në tokë, pasi e plagosi në kokë, publikisht në mes të rrugës. Viktima u dërgua në spitalin shtetëror universitar të Athinës, ku raportohet se gjendja e saj është kritike për jetën. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe pasiguri në rrugën Aristomenous 105, në Shën Pandelimona, zonë e qendrës së Athinës. Pa vonesë atje mbërritën forca të shumta policore. Nga hetimi doli se burri e qëlloi të shoqen me një plumb pistolete, të cilën e mbante pa leje. Policia ka arrestuar jo vetëm të dyshuarin e vrasjes, por edhe të birin, pasi ai akuzohet se ka nxitur të atin që ta qëllojë 40-vjeçaren, akt që u krye “me sukses” me armën me fishekë të kalibrit 22 mm. Sipas hetimit, ngjarja ka ndodhur në kushtet e xhelozisë dhe akuzave për prishje të familjes nga djali 20-vjeçar i çiftit dhe akuza për tradhti bashkëshortore, që përforconte burri i 40-vjeçares.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›