E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Do të përdorim ushtrinë nëse do të na izoloni”

 

Koreja e Veriut do të ndërmarrë veprime ushtarake, në qoftë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të tentojnë ta izolojnë atë. Kështu ka njoftuar agjencia koreano-veriore, “KNCA”. Pheniani shkon edhe më tej me kërcënimet e tij, duke deklaruar për komunitetin ndërkombëtar se tashmë ky vend synon për të përdorur të gjithë plutoniumin e marrë  nga shufrat e uranit për pajisjet ushtarake. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksione të ashpra kundër kësaj nisme. Regjimi i Phenianin ka kërcënuar gjithashtu se do të ketë një përgjigje ushtarake, në qoftë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të kërkojnë të izoluar vendin. Vetëm të premten, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara vendet anëtare kanë rënë dakord njëzëri për dënim më të ashpër për anijet e dyshuara se ofrojnë material që nevojitet për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›