E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia,avioni është copëtuar në ajër

 

Avioni i “Air France”, i cili disa ditë më parë humbi nga radarët gjatë itinerarit të tij nga Rio de Zhaneiro në Paris me 228 vetë në bord, është copëtuar në ajër. Këto ishin rezultatet e dala pas autopsive të trupave të parë pa jetë të pasagjerëve që u gjetën në Atlantik. Sipas ekspertëve, autopsitë paraprake përforcojnë dyshimet se avioni i tipit “Airbus A330” ka pasur probleme në ajër. Mjekoligjorët thanë se “trupat kanë rënë nga një lartësi e madhe dhe shpejtësia e fluturimit u ka grisur atyre rrobat. Ata janë gjetur vetëm me të brendshme dhe me fraktura në të gjithë trupin”. Fakti tjetër ishte se në mushkëritë e viktimave nuk është gjetur ujë dhe nuk ka pasur as shenja djegiesh në trupat e tyre. Specialistët thonë se të gjitha këto përforcojnë dyshimet e një aksidenti që në ajër, i cili nuk ka ardhur nga një shpërthim. Gjatë hetimeve ka pasur edhe variante të tjera mbi shkakun e aksidentit, mes të cilave edhe terrorizmi. Hetimet vazhdojnë, ndërkohë që kërkimi i trupave do të vazhdojë deri javën e ardhshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›