“Do të sfidojmë çdo model anarshist për destabilizimin e vendit”
Bujar Nishani
Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, u shpreh gjatë diskutimeve në Kuvend se shumica parlamentare nuk duhet të lejojë t’u nënshtrohet presioneve të jashtme. “Denoncojmë kërcënimin obstruksionit të Edi Ramës. Mazhoranca nuk duhet të bjerë ‘pre’ e apeleve anarshiste të Edi Ramës, por duhet të evitojë me çdo kusht ato”, tha Nishani, duke shtuar se opozita duhet të marrë në shqyrtim ofertën e mazhorancës.
“është momenti të konfirmojmë filozofinë tonë të modelit të përparuar të shtetit. Garantojmë të gjitha dispozitat ligjore të opozitës, që të ketë komisionin hetimor, të ketë shumicën në të dhe të bëjë transparencën e kërkuar, por pa cenuar ligjet dhe kushtetutën”, tha ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani.
...