Do të shkoj në Real

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se do ta udhëheqë Real Madridin gjatë një interviste që do të publikohet të premten nga magazina italiane Panorama. Strategu portugez tash një kohë të gjatë spekulohet me kalim te gjiganti madrilen për sezonin e ardhshëm, edhe pse ai, deri më tani, ka refuzuar të komentojë të ardhmen e tij.
Ish trajneri i Chelseas dhe i Portos ka pranuar se do shkojë drejt kryeqytetit spanjoll, por nuk tregoi se kur. “Ajo çfarë janë duke shkruar se kam një këmbë në Spanjë dhe një tjetër në Milano është e pavërtetë. Por, është e vërtetë se herët a vonë do të jem trajner i Real Madridit. Kam udhëhequr një klub të mëdha në Angli, jam trajner i një klubi të madh në Itali dhe do ta drejtoj një në Spanjë. Kam fituar të gjitha në tri shtete (Portugali, Angli dhe Itali), nuk më mungon asgjë”, tha Mourinho.
Ai e kritikoi presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili e kishte krahasuar Mourinhon me trajnerin e ekipit të tij, Walter Mazzarri. “Më bëjnë të qeshem kur dëgjoj presidentë duke më krahasuar me trajnerët e tyre, të cilët nuk kanë fituar as një Kupë të Toskanisë ose Kupën e Reggio Calabria”, shtoi ai. Në dy vitet që kaloi në Porto, Mourinho fitoi dy tituj të Ligës, një Kupë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën UEFA.
Në Chelsea i fitoi dy tituj në Premierligë, një FA Cup dhe dy Kupa të Ligës, ndërsa ka një titull dhe një Kupë në Itali teksa titulli i dytë pritet të sigurohet të dielën – Inter ka dy pikë më tepër se Roma, një ndeshje para përfundimit të kampionatit italian Serie A. Mourinho mund të festojë titullin e tij të dytë në Ligën e Kampionëve, pasi Inter do të takohet me Bayern Munichun në finalen e Madridit më 22 maj.
Mediumet italiane dhe ato spanjolle në kohën e fundit vazhdimisht kanë raportuar se Mourinho do të kalojë në Real Madrid sezonin e ardhshëm, mirëpo më herët, gjatë javës, ai insistoi se nuk ka kontaktuar me asnjë klub, ndërsa Inter ritheksoi se portugezi ka kontratë edhe për dy sezone tjera. Por, Mourinho nuk ka fshehur pakënaqësinë e tij për Italinë si shtet dhe futbollin italian në veçanti. “Njerëzit që më afrohen më rrahin krahun dhe thonë ‘ti je më i miri, ti je i madh, vazhdo kështu’, por menjëherë si ju vjen mundësia më sulmojnë. Ata më kërkojnë një autograf, një fotografi me ta dhe papritmas ndryshojnë. Nuk më pëlqen kjo. Edhe disa trajnerë e bëjnë këtë”, përfundoi ai.