E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nano: Zgjedhjet zhvillohen më 3 korrik

11/02/2005  Kryeministri Fatos Nano ka deklaruar në një intervistë dhënë radios angleze BBC se zgjedhjet në Shqipëri do të zhvillohen në fillim të korrikut të ktij viti. Kryeministri ka thënë se ngërçi i shkaktuar nga mosmiratimi i hartës eklektorale do të gjejë rrugën e zgjidhjes dhe shumë shpejt do të fillojë përgatitja e infrastrukturës zgjedhore. "Unë jam i bindur që edhe ky element i fundit që mbyll procesin e përgatitjeve politike dhe parlamentare për zgjedhjet e fillimkorrikut 2005, do të zgjidhet brenda afateve që kanë angazhuar Kuvendin e Shqipërisë brenda mesit të shkurtit", tha Nano. Kryeministri ka vlerësuar në fjalën e tij konsensusin e arritur për miratimin e kodit të ri zgjedhor, si dhe ka vënë theksin në rëndësinë e përfaqësimit të minoritetit grek në parlamentin shqiptar. "Të vlerësojmë faktin që Kodi i ri Zgjedhor u miratua me një konsensus të lartë me më shumë se dy të tretat e parlamentit shqiptar dhe që çështja e fundit sensitive, që mbështetet në respektimin dhe qëndrueshmërinë e kësaj reforme zgjedhore dhe këtij kodi të ri, ajo e kufijve të pak zonave, veçanërisht në jug të vendit, do të zgjidhet me të njëjtin konsensus dhe me të gjithë angazhimin e maxhorancës që unë drejtoj", tha Nano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›