Do të unifikohet sistemii vlerësimit të mallrave
05/10/2009 Ministria e Financave
Gjatë këtij mandati do të unifikohet sistemi i vlerësimit të mallrave për vlerësim të njëjtë në të gjitha pikat doganore si dhe zhvillimi i moduleve specifike në lidhje me vlerësimin doganor. Ky është një nga pikat e programit të Ministrisë së Financave që përfshin modernizimin e administrimit fiskal, përmes automatizimit e informatizimit të plotë të tij brenda mandatit 4-vjeçar, implementimit të procedurave eficiente dhe transparente, rritjes së profesionalizmit dhe përkushtimit civil, dekurajimit të subjektivizmit abuziv e të shfaqjeve korruptive. Gjithashtu synohet administrimi i modernizuar i sistemit të tatimeve e taksave, reduktimi i mëtejshëm i barrierave burokratike, përmirësimi i administrimit tatimor duke vijuar dominimin mbi informalitetin, evazionin fiskal dhe korrupsionin në administrimin e taksave, përbëjnë tre drejtimet kryesore për materializimin e këtij prioriteti të qeverisë. Në këtë kuadër do të intensifikohet reforma e thellë administrative duke shtrirë sistemin e deklarimeve dhe pagesave on-line në të gjitha kategoritë e bizneseve. Po brenda vitit të parë të qeverisjes do të pajisen të gjitha bizneset me pajisje elektronike fiskale me transmetim të të gjitha transaksioneve në kohë reale pranë administratës tatimore. Do të shkrihet në shkallë të gjerë menaxhimi i pajtueshmërisë me taksat dhe shlyerjen vullnetare të detyrimeve ndaj shtetit të individëve dhe bizneseve.