Zëri i opozitës do të dëgjohet për reformat e rëndësishme
06/10/2009 Kryeministri Berisha fton opozitën t’i kthehet jetës parlamentare
Sipas tij, opozita duhet të shprehet për liberalizimin e vizave
Kryeministri Sali Berisha ka ftuar grupin parlamentar të Partisë Socialiste të kthehet në Parlament dhe të bëhet pjesë e ndërmarrjeve të reformave të rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit. Duke folur para deputetëve të Partisë Demokratike në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i qeverisë ka garantuar se zëri i opozitës së majtë do të dëgjohet me seriozitetin më të madh. Berisha theksoi se mbi të gjitha opozita do të dëgjohet kur do të diskutohet reforma zgjedhore. “Ne e mirëpresim oponencën e opozitës në Parlament dhe garantoj se zëri i saj do të dëgjohet me seriozitetin më të madh. E garantoj se në reformën zgjedhore në ato rekomandime që bëhen në raportin e OSBE–ODIHR-it opozita do ketë zë kryesor”, - ka deklaruar ai. Për të treguar seriozitetin në fjalët e tij kryeministri e vuri theksin në faktin se në reformën e deritanishme zgjedhore opozita ka qenë përcaktuese dhe se përsëri do të pranojë që ata të jenë përcaktues për këtë reformë. “Në tërësi në Kodin Zgjedhor janë vendosur norma të pranueshme për standardet ndërkombëtare, që kanë nevojë edhe për një përmirësim të mëtejshëm, prandaj e ftoj opozitën që të vijë në parlament dhe të përmirësojmë Kodin Zgjedhor”, - tha kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së theksoi se opozita duhet të kthehet në Parlament për të treguar se me praninë e saj mbështet liberalizimin e vizave të qytetarëve shqiptarë me vendet e Bashkimit Europian dhe nuk është kundër këtij procesi. “Liberalizimi i vizave do të bëhet dhe ne do të plotësojmë të gjitha kushtet dhe kriteret, por është në interesin më të mirë të opozitës që të dëshmojë me praninë e saj se nuk është kundër këtij procesi, se është në mbështetje të këtij procesi. Është gabim t’i lësh të gjithë meritën vetëm njërës palë”, - ka thënë kryeministri Berisha. Ai tha se opozita ka shansin për të kontribuar në këtë proces tepër të rëndësishëm për vendin. Kërkesa deputetëve
Gjatë mbledhjes se grupit parlamentar të Partisë Demokratike në pjesën e mbyllur për mediet kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i PD-së, u ka kërkuar deputetëve të demokratë të mos mungojnë gjatë seancave plenare dhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Nga burime brenda mbledhjes mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e të gjithë deputetëve, sidomos kur në seanca diskutohen projektligje të rëndësishme.