“Ejani investoni, Shqipëria ju ofron kushte të favorshme”
Kryeministri Berisha takon një grup biznesmenësh shqiptaro-amerikanë, kryesuar nga aktivisti Harri Bajraktari
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje, një takim me një grup biznesmenësh shqiptaro-amerikanë të kryesuar nga Harry Bajraktari. Gjatë këtij takimi, Berisha i njohu biznesmenët me potencialet e jashtëzakonshme që ofron Shqipëria për investime në fusha të ndryshme, në kushtet e një klime të favorshme lehtësuese në ndihmë të biznesit vendas dhe atij të huaj. Në këtë kontekst, Kryeministri i njohu ata me masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në këtë drejtim, si regjistrimi on-line përmes sistemit One Stop Shop, e-taksa, e-dogana, prokurimet elektronike, etj. Ndër të tjera, kryeministri i njohu biznesmenët me investimet e kryera nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një rrjeti modern infrastrukturor në mbarë vendin, si dhe me progresin e bërë në kuadrin e iniciativës së “Shqipërisë Digjitale”. Nga ana e tyre, biznesmenët shqiptaro-amerikanë, duke shprehur interes të madh për zhvillimet e fundit ekonomike në Shqipëri, vlerësuan arritjet e deritanishme në këtë fushë, si dhe mundësitë e mëdha për investime në sektorë të ndryshëm.
...