E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zgjedhjet në një atmosferë të qetë, nuk pati asnjë incident të rëndë”

02-06-2011 / Gazeta 55

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR, publikuar 2 javë më parë

OSBE/ODIHR publikoi 2 javë më parë raportin paraprak të zgjedhjeve vendore të 8 majit ku është konstatuar se zgjedhjet ishin konkurruese dhe transparente. Sipas tyre problemet e hasura në proces ishin të pranishme, por të vogla.
Kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it, Jonathan Stonestreet, do të shprehej gjatë prezantimit të raportit paraprak se, “procesi zgjedhor në Shqipëri për zgjedhjen e drejtuesve lokale ishte transparent dhe konkurrues por u organizuan me një ambient tejet të polarizuar dhe të mungesës së besimit mes partive”.
Kreu i misionit vëzhgues tha se këto zgjedhje kishin edhe aspektin pozitiv, që vunë themele për progresin e mëtejshëm si, përmirësime në listat e zgjedhësve, puna e kolegjit zgjedhor për të vendosur mbi ankimimet që janë bërë ditët para zgjedhjes dhe një ambient mediatik pluralist.
Në raportin paraprak, misioni vëzhgues i ODIHR vlerëson punë e KQZ duke theksuar se funksionoi në mënyrë transparente edhe pse pati ndarje të qarta, por e bëri punë e vet në përgatitjen për zgjedhjet.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›