“Procesi zgjedhor, pranë finalizimit - transparenca e tij, pjekuri demokratike”
Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Ettore Sequi
Procesi i certifikimit të rezultateve për zgjedhjet lokale të jetë transparent, i lirë dhe në përputhje me ligjin. Apeli vjen nga ambasadori i BE në Tirane Ettore Sequi i cili dje në ditën e 1 qershorit është bashkuar me fëmijët e 9 vjeçares “Shkolla e Kuqe” për të festuar.
“BE ka theksuar rëndësinë e fjalës që është proces në tërësi. Procesi nuk është mbyllur për momentin. Presim që të përmbyllet në mënyrë të drejtë të pavarur e transparente dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Dua të përsëris se procesi është shumë një çështje shumë e rëndësishëm sepse BE në fund të vitit do të vlerësimin për pjekurinë politike e demokratike të vendit”, nënvizoi ambasadori i BE-së. Duke iu referuar festës së 1 qershorit Sequi tha se “isha shumë i kënaqur që isha sot me fëmijët e kësaj shkolle ato janë e sotmja e dhe e ardhmja e tyre. Dhe jam shumë i frymëzuar nga entuziazmi që ata kanë dhe kjo tregon se ardhmja juaj është frymëzuese”, tha ai.