E Hënë, 2 Nëntor 2026

4 hidrocentrale pronë shtetërore pritet të privatizohen brenda këtij viti

02-06-2011 / Gazeta 55

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton projektligjin Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka miratuar dje projektligjin “Për krijimin e shoqërive “HEC, Ulëz - Shkopet” sh.a. “HEC Tiranë Lanabregas” sh. a. dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh. a. Gjithashtu Komisioni për Ekonominë dhe Financat  miratoi dhe përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “HEC Ulëz - Shkopet” sh. a. dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh. a.”. Duke vlerësuar ecurinë e sektorit energjetik në vend, rritjen e pjesëmarrjes së veprimtarisë private në prodhimin e energjisë elektrike, si dhe interesin e kompanive, vendase dhe të huaja, për të marrë pjesë në privatizimin e aseteve të KESH-it, përmes këtij projektligji synohet realizimi i procedurave për privatizimin e 5 hidrocentraleve. Aktualisht këto hidrocentrale janë pjesë e kapitalit të Kesh-it, sh. a, dy prej të cilave të vendosura në lumin Mat (Ulëz dhe Shkopet), dy të tjera në lumin Bistricë, (Bistrica 1 dhe 2) dhe hidrocentrali i Lanabregasit në lumin e Tiranës. Fuqia e instaluar e këtyre hidrocentraleve është 82 MW, që përbën më pak se 6 % të fuqisë totale të instaluar që administrohet nga KESH, sh. a., dhe madhësia e tyre është e krahasueshme me vepra të tjera energjetike që janë duke u ndërtuar nga kompani private në Shqipëri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›