E Diel, 1 Nëntor 2026

Do vazhdojë hapja e portave, po eksportohen 11.5 milionë kW

Shirat, Fierza në nivele maksimale. KESH dhe OST në gjendje të jashtëzakonshmeShirat e rëna gjatë ditëve të fundit në të gjithë pjesën nga ecën lumi Drin, ka bërë që prurjet të rriten ndjeshëm, duke shtuar rezervat hidrike në liqenin e Fierzës. Liqeni ndodhet pranë pikës maksimale të tij, ndërsa ujërat sa vijnë dhe shtohen. Gjithsesi, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare nuk ka marrë ndonjë masë për  hapjen e portave të emergjencës. Situata paraqitet e njëjtë edhe në ujëmbledhësit e Vaut të Dejës dhe në Koman. Por, nëse do të hapeshin portat e Fierzës në Kukës, detyrimisht do të hapeshin edhe portat e Komanit dhe Vaut të Dejës, për shkak sa ndodhen mbi të njëjtin lumë. Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare Muharrem Stojku deklaroi se portat e hidrocentraleve do të vazhdojnë të jenë të hapura. Në një komunikim me median, Stojku tha se do të ketë shkarkime edhe më të mëdha për të shmangur përmbytjet e tjera në ditët e ardhshme. Sipas asaj çka tha drejtori i KESH-it, po eksportohet deri në 11.5 milionë kilovat orë. Prurjet e mëdha hidrike kanë çuar në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në KESH dhe OST. Prurjet rekord në rangun 1 mijë metër kub ujë për sekondë e kanë ngritur nivelin e ujit në hidrocentrale në maksimumet historike duke kërcënuar me përmbytje. “Kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në KESH dhe OST. Nga Fierza po shkarkojmë 460 m/kub në sekondë, nga Komani 900 m/kub në sekondë dhe po e njëjta sasi nga Vau i Dejës. Jemi të detyruar të bëjmë shkarkimet e duhura për të mos rrezikuar gjithë vendin”, shprehet drejtori i KESH-it, Muharrem Stojku. Niveli i ujit në Fierzë ka arritur në 293.2 metër mbi nivelin e detit nga 296 metër që është pika kritike...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›