E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Do vazhdojmë betejën ligjore”

 

Menjëherë pas vendimit të gjykatës për rrëzimin e padisë, grupi i paditësve të KMSH-së me anë të një deklarate për mediat pohuan se do të vijonin betejën ligjore, duke vazhduar të kërkonin plotësimin e standardeve demokratike dhe në përputhje me ligjet shqiptare në institucionin e tyre. “Ne shpresojmë se vendimi i Gjykatës do të mundë të jetë në përputhje me ligjin, me frymën demokratike, duke i dhënë vendin e duhur shqetësimit tonë, i cili kërkon vetëm zbatimin e rregullave mbi të cilat është ndërtuar KMSH”, pohojnë besimtarët paditës, të cilët shtojnë se: “Beteja jonë nuk ka të bëjë me Selim Muçën, por me ligjin dhe opinionin publik. Dëshirojmë që KMSH të kthehet në një institucion që të kontribuojë për vendin, për shoqërinë. Jemi të bindur se me njerëz që s’respektojnë mendimin ndryshe dhe thyejnë rregullat, ky institucion e ka të pamundur të fitojë këtë status”.                              f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›