Itali; Kapet me 4 kg kokainë, arrestohet shqiptari 22-vjeçar
Sekuestrohen nga Guardia di Finanza e Firences 4 kg kokainë e pastër, arrestohet një shqiptar. Droga e sekuestruar nga karabinierët ishte e destinuar për tregun toskan. Arrestimi i korrierit u bë gjatë një patrullimi. M. K., shqiptar, 22 vjeç, është ndaluar për një kontroll ndërkohë që ishte duke lëvizur me një scooter. Kërkesës për kontrollin e dokumentave, ai iu përgjigj me një tentativë për t’u larguar. I bllokuar menjëherë, Guardia di Finanzia ka vënë re se M.K. kishte tentuar të fshihte një tufë çelësash që kishte në posedim. Duke dyshuar për një sjellje të tillë, financierët verifikuan përreth vendit ku tentoi të arratisej dhe vetëm pak larg vendit ku u kap, gjendej një lokal ku ai qëndronte. Pas kontrollit të imtësishëm në të, financierët e Guardia di Finanzia-s gjetën mes materialeve të ndërtimit një çantë me 20 paketa 200-gramëshe, me një peshë 4.400 kokainë të pastër. Përveç sasisë së drogës, sekuestruan një scooter dhe bankënota rreth 1000 euro. M.K., i dyshuar për precedentë në trafikun e lëndëve narkotike, është arrestuar dhe transferuar në burgun fiorentin të Solliciano-s. Tashmë po hetohet për origjinën e drogës, e cila pritet të zbardhet përmes lëvizjeve të fundit të 22-vjeçarit. Qysh nga fillimi i vitit dhe deri ditën e djeshme, nga policia fiorentine janë kapur e sekuestruar rreth 60 kg drogë.