KEK-u dhe Trepça ’89 barazojnë 1:1

Ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor mes KEK-ut dhe Trepçës ’89, e zhvilluar të enjten në Kastriot, ka përfunduar pa fitues, ndonëse të dyja skuadrat kanë pasur raste për t’i rrëmbyer pikët e plota të këtij takimi, por të cilat nuk i kanë shfrytëzuar.
Në fakt, kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat 1:1. Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh prej 1:0 në minutën e 5-të të takimit me golin që e ka shënuar Argjend Malaj. Mirëpo, mitrovicasve humbjen ua ka shmangur Florent Sejdiu, i cili në minutën e 52-të ia ka dal t’i barazoj shifrat në 1:1, me të cilin rezultat edhe ka përfunduar ky takim.
Kështu, Trepça ’89 do të dimëroj e pozicionuar në vendin e tretë të renditjes tabelore me 29 pikë, pesë më pak sesa lideri Prishtina. Kurse, KEK-u pozicionohet në vendin e fundit me 15 pikë.