E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, i pafat kundër Barcelonës

Kevin-Prince Boateng beson se Milan ishte i pafat që pësoi disfatë 3-2 nga Barcelona në ndeshjen e tyre në Grupin H të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

“Luajtëm shumë mirë. Barcelona është ekip i mirë por ne ishim të pafat” tha Boateng për Sky Sport Italia pasi realizoi njërin prej golave të Rossonerëve.

“Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është kualifikimi për fazën eliminatore. Ekipi i Guardiolës është më i miri në botë por edhe ne treguam se jemi shumë të fuqishëm” përfundoi ganezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›