Ilicic nuk largohet në janar

Josip Ilicic nuk do të largohet nga Palermo gjatë afatit kalimtar të janarit, ka bërë të ditur menaxheri i tij Amir Ruznic.
Mesfushori ofensiv ka treguar formë të mirë për skuadrën siciliane deri më tani gjatë këtij sezoni dhe spekulohet se kërkohet nga Chelsea, Tottenham, Arsenal dhe Juventus.
“Nuk besoj se Ilicic do të largohet në janar. Në ditët e kaluara kam biseduar me drejtuesit e Palermos dhe askush nuk më ka thënë asgjë. Megjithatë, ndoshta në qershor do të jetë një drejtim tjetër”, tha Ruznic për www.tuttomercatoweb.it.