Del Piero drejt SHBA-së

Menaxheri i Alessandro Del Pieros ka treguar se legjenda e Juventusit do të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në verën e vitit të ardhshëm.
Kontrata e 37 vjeçarit me Bianconerët skadon në fund të këtij sezoni dhe atij nuk do t’i ofrohet një marrëveshje e re për qëndrim në gjigantin torinez.
Sulmuesi ka shprehur interesimin e tij të luaj në Angli mirëpo menaxheri Enzo Bronzetti beson se ish reprezentuesi italian do të kalojë në Major League Soccer ku është objektiv i disa klubeve amerikane.
“Mendoj se do të shkon atje. Futbolli amerikan është në rritje. Disa ditë më parë në Itali kishin ardhur për vizitë drejtues të skuadrave si Seattle, Chicago dhe Galaxy. Del Piero ka respekt të madh në Shtetet e Bashkuara. Për Angli ose Spanjë, nuk besoj se do të ndodh diçka”, deklaroi Bronzetti për mediet italiane.