E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham në bisedime me PSG-n

David Beckham ka filluar bisedimet për transferim në Paris St Germain, sipas drejtorit sportiv të klubit francez, Leonardo.

Kontrata e Beckhamit me Los Angeles Galaxy skadon në fund të dhjetorit dhe PSG është favorit për transferimin e ish kapitenit të Anglisë.

“Po, kemi biseduar. Nevojitet kohë. Do të shohim nëse i pëlqen projekti ynë dhe a i përshtatet atij”, tha Leonardo i cili ishte trajner i Beckhamit gjatë periudhës së huazimit të tij në Milan, vitin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›