E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobesimi i euros do te nxise eksportet

Dobësimi i monedhës europiane në tregun valutor do të ndihmojë eksportet europiane duke kontribuar në shmangen e recesionit. Kështu ka deklaruar kreu i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy gjatë vizitës së tij në Kopenhagen. Mundësi të reja tregtare dhe tregje të reja duhet të zbulohen për të stimuluar kërkesën e jashtme dhe eksportet e Eurozonës ka thënë Rompuy. Sipas tij, zhvillimet e fundit të normave të këmbimit të euros do të jenë një ndihmë për ekonominë e kryesisht në sektorin e shkëmbimeve tregtare. Në fillim të kësaj jave monedha europianë ka pësuar luhatjen më të madhe ndaj monedhës amerikane, duke u shkëmbyer me 1,26 dollarë, niveli më i ulët që nga muaji shtator i vitit 2010. ndër të tjera van Rompuy ka theksuar se BE-ja po bën gjithçka për shmangien e rënies në recesion. Duhet të evitojmë recesionin. Kemi nevojë të mobilizojmë të gjitha energjitë për këtë në nivel të Unionit dhe mbi të gjitha në nivel të shteteve anëtare, ka shtuar kreu i Këshillit Europian. Shumë ekonomistë kanë parashikuar se Eurozona do të eksperimentojë një recesion të shkurtër në muajt e ardhshëm, apo dy-tre muajt e parë me një PBB negativ. Van Rompuy ka thënë se liderët europianë do të diskutojnë një strategji antikrizë, për një nxitje të rritjes dhe punësimit në Samitin e Brukselit më 30 janar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›