UniCredit Bank:Shqipëria vend i sigurt për investime në tregun financiar
Banka prestigjioze UniCredit përmes grupit të saj të kërkimit shkencor UniCredit Research ka publikuar me datë 8 shkurt raportin e saj mbi zbulimin e mundësive në investime në tregjet financiare dhe të aseteve. UniCredit research përbëhet nga katër grupe që përgatisin studimet e tyre dhe publikojnë raportet e tyre me të cilat ky grup orienton investitorët e lidhura me të, drejt tregjeve dhe vendeve me mundësi investimesh të suksesshme. Kështu, në raportin e datës 8 shkurt 2010 UniCredit Research Economics & FI/FX analizon dhe parashikon zhvillimin ekonomik dhe tendencën në të ardhurat Fikse dhe Tregjet Financiare. Ky është një raport me të cilin UniCredit rregullisht publikon të dhënat makroekonomike për vendet ku është me interes për klientët e saj për të shtrirë aktivitet e tyre investuese. Kështu në raport evidentohet se edhe pse kjo bankë nuk është ende prezente në Shqipëri, ajo e konsideron Shqipërinë si një pjesë integrale të veprimeve të saj operacionale, duke e konsideruar veçanërisht së fundmi, si një vend të suksesshëm për investime bankare. Sipas këtij raporti parashikohet që rritja e ekonomisë shqiptare për vitin 2010 do të jetë 8.9 % dhe si tipare spikatëse të mundësisë së investimeve në Shqipëri konsideron politika monetare të besueshme, mundësi potenciale të gjera për rritje të ardhurash dhe një sektor bankar të kapitalizuar shumë mirë. Në raport theksohet që Shqipëria është një nga të vetmet vende në Evropë që pati rritje ekonomike në vitin 2009, vitin e krizës botërore ekonomike.
Në këtë raport vërehet se ekonomia shqiptare nuk u përball direk me krizën, pasi nuk është një ekonomie ekspozuar direkt me tregjet financiare ndërkombëtare, ndaj dhe efekti krizë në këtë vend u përcoll lehtë dhe më vonesë. Raporti në fjalë gjykon se kjo ka qënë dhe arsyeja që ekonomia shqiptare shënoi rritje pozitive prej 3,5% në 2009. UniCredit Bank vlerëson ndërhyrjen në kohë të politikës monetare zbutur, e cila duket se frenoi goditjen në ekonomi nga kriza globale. Në raport theksohet se Shqipëia ruan stabilitetin makroekonomik, por nënvizohet se në buxhetin 2010 dinamika e të ardhurave mund të përmabjë të papritura, ndaj rekomandon ndërmarrjne e referoma për të zbutur ndikimin.
Sektori bankar solid dhe i qëndrueshëm
Raporti i i publikuar nga UniCredit Bank vlerëson me nota pozitive sektorin bankar në Shqipëri, me një sistem solid dhe të qendrushëm. Sipas këtij raporti vlerësohet se përgjigja e politikës monetare ka zbutur ndikimin e krizës globale financiare. Raporti vlerëson se Banka Qendrore ka lehtësuar politikën monetare në përgjigje të krizës. Efekti fillestar e krizës financiare globale, vleëson raportii u ndjeh gjatë vitit 2008 dhe në fillimin e vitit 2009, kur u shoqërua me tërheqje të depozitave në bankat e nilve ttë dytë , dhe kjo bëi që bankat filluan të konkurrojnë poshtë pasuritë e tyre të huaj dhe të huamarrjes nga kompanitë nëna jashtë vendit. Në këtë situata Banka e Shqipërisë rekomandoi rritjen e likuiditetit në sektorin bankar. Si rezultat i kësaj politike dhe qëndrimet e mëparshme të cilat gjeneruan likuiditet mbulesë për bankat, sektori bankar është në gjendje të përballoj ndikimin fillestare e krizës relativisht të qetë. Raporti thekson se sektori bankar mbetet i qëndrueshëm. Që nga marsi 2009 kur qeveria hoqi dorë nga aksionet e saj në banka, sektori bankar ka qenë plotësisht i privatizuar dhe sipas të dhënave të EBRD-në fund të vitit 2008 , pronësia sektorit banakr tek të huajt arriti në mbi 93%. Raporti vlerëson reputacionin e shumë bankve prestigjioze që kanë aksionet e tyre në tregun shqiptar. Grupe italiane, austriake, greke, gjermane dhe frenge bankare të tilla si, IntesaSanPaolo, Raiffeisen Bank, Banka Kombëtare e Greqisë, Commerzbank dhe Societe Generale), mes tjerash, janë të gjitha të pranishme në Shqipëri. Raporti vlërëson se mjaftueshmëria ekapitalit në sektorin bankar është në raport të lartë 16-17% shkon në 2010 dhe edhe pse kreditë kanë pësuar një ulje.