Dobët kundër korrupsionit
Përveç mungesës së disa ligjeve antikorrupsion, Kosova karakterizohet edhe me institucione që performojnë shumë dobët. Kështu është thënë të enjten në tryezën “Kërkesat e BE-së kundër korrupsionit: Matja e progresit në Kosovë”, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me ç’rast edhe është lansuar raporti nacional mbi Kosovën.
Koordinatori i Projektit CIMAP, Esat Mazreku, ka thënë se të gjeturat kryesore në rastin e Kosovës tregojnë për një papjekuri sistematike të institucioneve themelore të shtetit.
Ish-ministrja e Administratës Publike, Melihate Tërmkolli, u shpreh se administrata publike është hallka më dobët e shtetit.
Kurse Dastid Pallaska, njohës i fushës së drejtësisë, theksoi se Kosova ka mjaft ligje për luftimin e korrupsionit, por mungojnë aktet nënligjore dhe rregulloret për një luftë më efektive.
“Tani lufta kundër kësaj dukurie mbetet vetëm në duart e faktorit njeri, pra varet drejtpërdrejt nga guximi dhe vullneti i prokurorëve dhe gjyqtarëve”, tha Pallaska.