Dobia e bojkotit
Mentor Nazarko
Sa i dobishëm është bojkoti i kushtëzuar i parlamentit që zu fill dje? Para se t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje, le të shkojmë nëpërmjet një paranteze në përplasjen brenda PS. Ajo është e ndërtuar mbi përgjigjet e kësaj pyetjeje: PS i humbi zgjedhjet vetë, apo ajo fitoi dhe zgjedhjet u manipuluan? Pozicionet e palëve në fakt janë të vendosura në skaje, ndërkohë që e vërteta mund të jetë si pajtim i dy pozicioneve: PS i humbi zgjedhjet dhe këtu fajtori kryesor është Edi Rama dhe udhëheqja socialiste (duhet të konsiderojmë si plotësisht të drejta shumicën e kritikave të kundërshtarëve të Ramës), por ato dhe u manipuluan cilësisht. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të analizojë dobësitë e Ramës që shkojnë nga profili i ulët i të bërit opozitë në 4 vjet; ndryshimet kushtetuese regresive; personalizimi i fushatës; mënjanimi i disa figurave tradicionale të PS dhe gabimet me listat, e të tjera dobësi që çuan në moskrijimin e një fryme fituese, por të analizojë problemet e këtyre zgjedhjeve që duhen zgjidhur. Dhe çfarë pasojash të dobishme publike mund të sjellë bojkoti i PS si rrugë për të ngritur standardet e zgjedhjeve të ardhshme.
Në fakt përgjigjen më të mirë dhe të paanshme për cilësinë e zgjedhjeve mund ta ofrojë raporti përfundimtar i misionit të OSBE-ODIHR. Ama disa elementë thelbësorë mbi të cilat ndërtohet ky raport thuajse janë bërë publikë. Kemi prononcime kritike të ambasadores angleze, të ambasadorit gjerman, apo dhe të Olli Rehn, Komisionerit të BE për zgjerimin, që përcaktojnë problematikën e këtyre zgjedhjeve dhe në një farë mënyrë konfirmojnë pretendimet e opozitës. Veçanërisht pozicionimi i ambasadorëve ka qenë më i drejtpërdrejtë, ku për t’u veçuar ishte ambasadori gjerman, i cili tha se “u verifikuan probleme me numërimin në një të tretat e zonave.” Duket e çuditshme sesi të gjithë kritikët e Ramës, nuk përmendin qoftë dhe minimalisht argumente të tillë të ndërkombëtarëve, por thjesht pozicionohen kundër bojkotit të kushtëzuar, duke u paraqitur si konstruktivë. Përtej diskutimit sesa e cenuan këto probleme rezultatin, me vendimin e fundit të Partisë socialiste për bojkot të kushtëzuar,le të fillojmë t’i përgjigjemi pyetjes së fillimit: cili është shërbimi publik që sjell bojkoti? Më së pari në planin juridik. Së dyti, në planin politik.
Në planin juridik
Partia socialiste zgjodhi të imponojë si kusht për bojkotin miratimin e një ligji që lejon hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 2009. Kjo duket një zgjidhje e shoshitur që kapërcen një sërë problemesh në planin normativ. Në thelb ajo synon që puna e parlamentit t’i mbivendoset punës së institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet-komisioneve në të gjithë nivelet, plus Kolegjit zgjedhor. Një ligj i miratuar me një shumicë të cilësuar, pra produkt i një konsensusi pozitë-opozitë, legjitimon këtë hetim, nga pikëpamja juridike, sa kohë që shumica me të cilën miratohet ai është e barabartë me shumicën që u miratua Kodi. Ligji supozohet të jetë njëlloj aneksi i Kodit, por me natyrë amenduese të tij. Sigurisht kemi këtu një problem jo dhe aq të parëndësishëm: ligjet teorikisht kanë karakter të përgjithshëm dhe ato nuk i referohen një situate specifike apo speciale. Nuk dihet ç’kanë ndërmend ekspertët socialistë të kërkojnë: një ligj ad hoc për zgjedhjet e 2009, që duket diçka jo aq shumë e qëndrueshme në planin juridik, apo një ligj të përgjithshëm që i krijon mundësi parlamentit të hetojë a posteriori, procesin zgjedhor në aspekte të veçanta të tij. Pra jo thjesht për këto zgjedhje, por për të gjithë zgjedhjet tash e tutje. Ndërkohë nuk dihet nëse ka ndonjë precedent jashtë vendit për t’i dhënë parlamentit kompetenca si këto. Por në thelb, sakohë që për ligjin në fjalë do kërkohet një shumicë të cilësuar pse jo dhe me natyrë kushtetuese, një ligj që i jep instrumente opozitës të hetojë punën e institucioneve zgjedhore, duket tërësisht i justifikuar juridikisht.
Në planin politik
Me gjithë përpjekjet e partnerëve qeveritarë për ta konsideruar këtë bojkot të kushtëzuar si kthim mbrapa (në kohën e Berishës opozitar), një përpjekje e tillë e PS-së, është një shërbim i madh publik për shumë arsye. Ky nuk është një bojkot që kërkon të pamundurën, por diçka tërësisht të ligjshme që do të shmangë një burim përplasjeje politike aktuale dhe do të reduktojë animozitetin politik të së ardhmes. Por mbi të gjitha ky ligj dhe zbatimi i tij pritet t’i ngrejë standardet e zgjedhjeve të tjera. Nëse zoti Berisha ka fituar zgjedhjet me drejtësi, atëherë ai duhet ta miratojë automatikisht kërkesën e opozitës. Pra që në seancën e dytë të parlamentit do të kishim opozitën në parlament për të diskutuar për përmbajtjen e ligjit në fjalë. Kështu nëse kryeministri e ka problem çështjen e liberalizimit të vizave aq sa thotë, atëherë duhet të pranojë këtë kërkesë që do të fusë opozitën menjëherë në parlament. Por i ashtuquajturi bojkot i opozitës është shërbim publik dhe për disa arsye të tjera.
Pikë së pari, meritojnë të frenohen të gjithë ato shfaqje të shëmtuara që u vunë re në zgjedhjet e 2009, qoftë në fazën përgatitore të tyre, në fushatë, gjatë administrimit të procesit zgjedhor, apo në numërim dhe në punën e KQZ. Megjithëse shfaqjet që zunë fill me propagandën e shfrenuar financuar nga paratë e shtetit apo me para të errëta që nuk pasqyrohen në bilancet e partive, mund të kenë qenë pak më të mira se në zgjedhjet e 2007, ato prapë mbeten të shëmtuara dhe duhen ndaluar. PS nuk po kërkon asgjë të paarritshme dhe jonormale sesa opozita të tjera në vende në tranzicion apo vende diktatoriale: hetim të zgjedhjeve. Afërmendsh, që nëse dalin rezultate që cenojnë cilësisht integritetin e zgjedhjeve, atëherë krijohen parakushtet për zgjedhje të parakohshme, pa prekur mandate të veçanta të parlamentit përftuar prej zgjedhjeve të 2009.
Pikë së dyti, shumica që po instalohet në pushtet meriton të frenohet në arrogancën e vet që në fillim të mandatit të dytë. Opozita s’mund të jetë dekor i një shumice që ka protagonist zotin Berisha i famshëm si manipulues zgjedhjesh, megjithëse ai mund të sofistikohet në vesin e vet apo të paraardhësit të tij. Për më shumë dihet prirja abuzuese e shumicave të rikonfirmuara në pushtet për një mandat të dytë, dhe kjo prirje duhet atakuar që në fillim për të mos i lejuar ato të jenë të qeta në veprat e tyre keqbërëse. Janë disa shenja jo të mira në sjelljen e kësaj shumice me Partinë demokratike në qendër, që nuk parathonë qeverisje të ndershme apo efektive dhe që u dukën që në muajt e tranzicionit midis dy qeverive Berisha. Nuk mbajnë erë të mirë, qoftë projektet për shitjen badiava të tokave të fshatrave turistikë përdoruesve të tyre me enfiteoze; qoftë nxitja në fillim të çdo mandati i banorëve të zonave turistike për të bërë ndërtime të egra, qoftë dhe i ashtuquajturi ligj legalizues i martesave të homoseksualëve që do të inkurajojë në vend turizmin homoseksual të gjithë atyre që do të vijnë për të legalizuar martesën në Shqipëri. Lista vijon dhe me kuadrin ligjor për legalizimet, shpronësimet, letrat me vlerë, ndërmarrje ligjore dhe politike që synojnë konsolidimin e pushtetit ekonomik në duart e një grushti njerëzish afër kryeministrit. Për të gjithë këto arsye i ashtuquajturi bojkot i kushtëzuar duhet të formalizohet: d.m.th të shndërrohet në një projekt legal që rrit standardin e zgjedhjeve. Por dhe që inauguron një opozitë të fortë, që nëse Edi Rama do ta kishte bërë më parë, ndoshta sot do të ishte në pushtet. Dhe s’do të merrej me kundërshtarët e vet brenda partisë, por me dukuritë reale të qeverisjes kombëtare.