E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresat, sa pak shpresë në Austri

 

Emiliano Vila, Franc Veliu dhe Hair Zeqiri janë tre mungesat e mëdha të skuadrës së Shpresave për ndeshjen e nesërme ndaj Austrisë në Vjenë. Dy futbollistët e shpresave që luajtën kundër Azerbajxhanit ditën e shtunë, Vila dhe Veliu, janë bashkuar me skuadrën kombëtare dhe janë vënë nën urdhrat e trajnerit Kuzhe. Pasi ndihmuan ekipin U-21 në marrjen e fitores së parë në eliminatoret e Evropianit 2011 ata e kanë braktisur atë për të dhënë kontributin e tyre në kombëtare. Trajnerit Bushati do ti duhet të bëjë dhe pa mesfushorin energjik Hair Zeqiri. Vlonjati nuk është ndier mirë pas atij helmimi të pësuar në Durrës dhe është menduar nga stafi mjekësor që zgjidhja më e mirë do të ishte që ai të kthehej në shtëpi.

Austri-Shqipëri

Nesër, ora 19:00
Gjyqtar: Artyom Kuchin (KAZ)
Asistentë: Y.Belskiy dhe B.Kopzhassarov (KAZ)
Formacioni i mundshëm
(4-4-2) Moçka, Bicaj, P.Arbri, Semina, Malota, Thana, Gava, Karabeci, S.Lilaj, Roshi, Januzi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›