Rama: Lista e deputeteve, ne fushate

“Kjo eshte shpreheje e faktit se reformimi i PS ka ngjallur interes tek gjithe internacionalja”, ka deklaruar Rama.
Ne nje interviste te gjate Edi Rama zbulon per Top Channel detaje konkrete te ketij organizimi te ri, qe e ka bazen tek ai partiak por edhe tek bashkepunimi me shoqerine, nje filozofi qe eshte perligjur me ndertimin e bordeve te qytetareve jashte radheve te PS, ne cdo qark te vendit.
“Kjo eshte shprehja e vetedijes sone se eshte partia qe duhet te shkoje tek njerezit dhe jo njerezit tek partia”, ka pohuar Rama. Programi qeverises i PS eshte nje tjeter element per te cilin socialistet kane mese nje vit qe punojne ne nje tur dialogu me Shqiperine, te drejtuar nga kryetari i tyre. “Duam te premtojme ate qe mund te bejme dhe bejme gjithcka qe premtojme”, ka nenvizuar Rama.
Nje sherrnaje e vjeter, ajo e formimit te koalicioneve parazgjedhore dhe futja e partive te vogla nen sqetullen e partise meme, kete radhe sfumohet per shkak te sistemit te ri zgjedhor.
Por kjo nuk i zbeh aspak ambicjet e kryetarit Rama per nje koalicion ku PS te jete qendra e gravitetit. Koalicion po me ke?
“Procesi i formimit te koalicioneve eshte ne vazhdim dhe kam besim se PS do te jete qendra e gravitetit te nje numri te madh njerezish pertej politikave te vjetra”, ka theksuar Rama.
Por pertej marredhenieve me publikun dhe qytetaret, partia eshte nje realitet me dinamike tjeter. Por Rama le te kuptohet se sistemi i ri zgjedhor do te imponoje dhe rregulla te reja per perzgjedhjen e kandidateve roze per deputet.
Sistemi i vjeter i propozimeve nga strukturat e partise ne baze bie. Ne plan te pare per thithjen e opinioneve per kandidatin do te jene qytetaret.
“Ne jemi duke reflektuar mbi formen me te cilen do thithim opinionin qytetar dhe njekohesisht mbi menyren se si do te harmonizojme gjini, eksperienca dhe energji te reja ne kete liste qe eshte shume heret per te folur konkretisht dhe qe do iu paraqitet zgjedhesve ne momentin e duhur, qe eshte fushata elektorale”, ka shtuar Rama.