Dobjani: Pronat, probleme në bregdetin shqiptar
• Çështja e pronave dhe titujt e pronësisë mbeten ende një nga problemet e pazgji-dhura të qeverisë shqiptare.
BLEDAR HOTI
Në raportin vjetor të Avokatit të Popullit i paraqitur në Kuvend theksohet se, problem mbetet mënyra e zbatimit të ligjit të ri për rishikimin e titujve të pronësisë nga ana e Hipotekave, kur ka raste mbivendosjeje pronash.
Hipotekat
Ankesat e mbërritura në adresë të zyrës së Avokatit të Popullit janë gjithsej 147, të cilat kanë si objekt, pretendime për zvarritje në regjistrimin e pasurisë së tyre të paluajtshme. Këto fenomene, sipas raportit, vërehen në rastet e oborreve të banesave private dhe zvarritje në marrjen e certifikatës së pronësisë. "Nga 159 ankesa gjithsej janë shqyrtuar 135, nga të cilat 29 janë zgjidhur në favor të ankuesve, ndërsa 106 ankesa kanë qenë në vetvete konflikte pronësie që kërkojnë zgjidhje gjyqësore. "Janë konsideruar të pabazuar për faktin se thuajse të gjithë ankuesit konsiderojnë veprime korruptive dhe cenim të të drejtave të njeriut, kur vihen në dijeni se pjesa e pronës që mendonin se ju takonte, në sajë të veprimeve të ndryshime të kryera më përpara, apo atyre që nuk janë kryer përpara noterit nuk mund të regjistrohen tashmë nga ana e ZVRPP-ve, pasi përbën një shkelje të ligjit organik dhe rregullores së brendshme përkatëse", thuhet në raport. Në shumë raste ZVRPP-të shkelin afatet ligjore në kthimin e përgjigjeve ndaj shtetasve, duke shkelur dhe Kodin e Procedurave. Problematike për Avokatin e Popullit mbeten ZVRPP-të e Vlorës, Fierit, Kavajës, Sarandës dhe Durrësit. Aktet e fundit të nxjerra nga ana e qeverisë si VKM-ja nr. 24, i nxjerrë në janar të 2007, si dhe udhëzimi 31 janarit të 2007 i qeverisë, për Avokatin e Popullit nuk kanë sjellë asnjë përmirësim dhe krijojnë hapësira për abuzivizëm. "Vendime të tilla të nxjerra nga qeveria mund t'i hapin rrugë abuzivizmit ku punonjës të ZVRPP-ve mund të vendosin në mënyrë të padrejtë për fshirjen e pronave, të cilat qytetari i ka fituar me mënyra të ligjshme sipas Kodit Civil. Ky vendim duhet të ushtrohet nga gjykatat e rrethet gjyqësore. Për këto parregullsi do t'i drejtohemi qeverisë ose Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e tyre si antikushtetuese", citohet në raport.
Agjencia e Pronave
Për vitin 2007 janë paraqitur 125 ankesa, që kanë të bëjnë me pronën, cenimin e kësaj të drejte nga persona fizikë, si dhe pengesa të ndryshme që mbajtësit e tagreve të pronësisë kanë hasur me ushtrimin e tyre nga ana e Agjencisë së Kthimit të Pronave dhe zyrat rajonale të saj. "Nga ankesat e paraqitura gjatë 2007-ës janë përfunduar 107 ankesa, nga të cilat 19 janë zgjidhur në favor të ankuesve, 19 kanë qenë të pabazuar, 25 kanë qenë jashtë juridiksionit të Avokatit", thuhet në raport. Avokati i Popullit shprehet se, masa e kompensimit financiar nuk duhet të jetë 200 metër katrorë, pasi kjo krijon dhe përshtjellim nga ish-pronarët. "Problemi kryesor mbetet jo në angazhimin politik, por në një faturë kompensimesh, që llogaritet në miliarda euro, faturë, që asnjë qeveri shqiptare nuk ka dëshirë dhe as mundësi reale që ta shlyejë. Por që mbetet kusht kryesor i rrugës drejt BE-së", përfundon raporti.