E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpenzimet e parave tani kalojnë në sitën e ekspertëve

• Çdo njësi e qeverisjes që përfiton fonde nga buxheti i shtetit do të inspektohet në çdo kohë nga ekspertët e Ministrisë së Financave për mënyrën e shpenzimit të parave.

Për herë të parë në projektligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” përcaktohet qartë ndarja e përgjegjësive në procesin e menaxhimit të shpenzimeve publike. Kështu për herë të parë janë përcaktuar rolet e nëpunësit të parë të autorizuar në Ministrinë e Financave, të nëpunësve të autorizuar në institucionet buxhetore. Në fakt kjo përbën dhe një nga risitë themelore të këtij projektligji, duke synuar ndarjen e funksioneve të politikëbërjes së ushtruar nga ministri apo titullari i institucionit, me funksionin e menaxhimit për arritjen e objektivave të politikave të ushtruara nga nëpunësi autorizues, si dhe me funksionet e mirëfillta të zbatimit të ushtruara nga nëpunësi zbatues. Përveç kësaj, në këtë projektligj janë hedhur bazat e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik, duke përfshirë auditin e brendshëm, menaxhimin e kontrollin financiar dhe inspektimin financiar në përputhje me normat evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›