E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten shitjet e industrisë

• Tremujori i fundit i vitit 2007 ka qenë goxha i mbarë për industrinë përpunuese dhe nxjerrëse.

 Sipas raportit më të fundit nga Instituti i Statistikave në vend, në sektorin e industrisë rritjet janë rritur me 12.2 për qind gjatë tremujorit të katërt të vitit 2007. Kjo rritje vihet re kryesisht në sektorin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese, përkatësisht 31.3 dhe 10.5 për qind gjatë të njëjtës periudhë. Në degën e energjisë elektrike dhe ujit shitjet janë rritur me 8.5 për qind, krahasuar me tremujorin korrespondues të 2006. Shitja e energjisë elektrike përfshin shitjen e energjisë të prodhuar në vend, blerjen e energjisë nga importi dhe nga HEC-et private dhe me koncesion. Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i të punësuarve në sektorin e energjisë elektrike dhe furnizimit me gaz, avull dhe ujë është rritur 1.1 për qind, ndërsa pagat janë rritur 16 për qind, gjatë të njëjtës periudhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›