E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rastet problematike me Hipotekën e Tiranës

• Ndër rastet e cilësuara si problematike në lidhje me regjistrimin e Hipotekës, Avokati i Popullit përmend ankimin e qytetarit nga Durrësi, A.K., i cili prej vitesh

nuk po arrinte të bënte regjistrimin fillestar të pronës dhe marrjen e certifikatës së Pronësisë në ZVRPP-në e këtij qyteti. "Pasi plotësoi dokumentet që i mungonin ne vumë në dijeni ZVRPP-në dhe pas ndërhyrjes sonë ankuesi mori certifikatën e pronësisë". Të njëjtën situatë Avokati ka konstatuar dhe me shtetasin F.D., banues në Tiranë. F.D., ankohej për shkeljen e së drejtës për informim. Fillimisht u pretendua për humbje të dokumenteve, por pas ndërhyrjeve është arritur të njoftohej, për një të drejtë që i ishte mohuar në vazhdimësi nga ZVRPP-ja e Tiranës. Problematik, sipas Avokatit të Popullit, është rasti i shtetasit L.T., me banim në Tiranë, i cili është ankuar dhe në zyrën qendrore të Hipotekës për mosekzekutim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë. Konkretisht L.T., kishte punuar në këtë institucion si drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Administrative në ZQRPP-në Tiranë nga 2003-2006 dhe pas largimit, ai ishte ankuar në gjykatë për shkelje të të drejtave të tij. Gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e tij, duke i kërkuar zyrës së Hipotekës të shpërblente me një shumë të caktuar ankuesin. Por një gjë e tillë nuk është zbatuar ende nga ZQRPP-ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›