E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet ritmi i kredimarrjes nga biznesi

• Bizneset duket se janë ‘ngopur’ duke marrë kredi pranë bankave të nivelit të dytë, pasi këtë vit ata kanë marrë më pak kredi krahasuar me një vit më parë.

“Të dhënat flasin për ngadalësim të ritmit të rritjes kredidhënies për sektorin privat. Tregjet financiare kanë shfaqur qëndrueshmëri të normave të interesit, të cilat në pjesën më të mirë kanë përcjellë sinjalizimet e politikës monetare”, thuhet në deklaratën e fundit të Bankës së Shqipërisë. Pjesa më e madhe e portofolit të kredisë është në monedhë të huaj dhe kryesisht në euro. Gjatë vitit të kaluar normat e interesit për kredinë në lekë janë rritur më ngadalë se ato për depozitat dhe luhaten rreth një mesatareje të njëjtë në dy vitet e fundit. Në Shqipëri operojnë një numër i konsiderueshëm bankash dhe biznesi është klienti i tyre i preferuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›