Dobjani: “Të paraburgosurit e Korçës rrinë në bodrum dhe flenë në dysheme”
Inspektimi zbulon se aty qëndrojnë edhe të dënuar me vendim të formës së prerë. Avokati i Popullit, rekomandim ministrit Alibej dhe drejtorit të Burgjeve
Laureta Rryçi
Tiranë - Të paraburgosurit në Korçë qëndrojnë në bodrum dhe flenë në dysheme. Ky është skandali i radhës që ekspertët e Avokatit të Popullit kanë zbuluar pas një inspektimi të pak ditëve më parë. Sipas burimeve nga Avokati i Popullit, kreu i këtij institucioni, Ermir Dobjani, i ka rekomanduar ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra, marrjen e masave të menjëhershme. Në të njëjtën kohë Dobjani i ka njohur dy zyrtarët më të lartë që mbajnë përgjegjësi për burgjet, me situatën që kanë konstatuar ekspertët.
Inspektimi
Kushtet e jetesës në paraburgimin e Korçës, siç janë mjediset e qëndrimit, fjetjes, ngrënies si dhe veshja, ngrohja, ushqimi dhe ajrimi nuk janë konform kushteve të duhura. Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët e Avokatit të Popullit, të cilët kanë vijuar me tej duke shkruar se ambientet e paraburgimit në Korçë ndodhen në katin e poshtëm, pra në bodrumin e ndërtesës ku ndodhet dhe Komisariati i Policisë. Këto ambiente edhe më përpara janë përdorur si dhoma izolimi. Aktualisht në to nuk është bërë asnjë ndryshim apo shtesë me qëllim përmirësimin e kushteve. Është konstatuar se të paraburgosurit ishin vendosur dhe në dhoma të cilat përdoreshin më parë si zyra për hetim. Institucioni i paraburgimit Korçë përbëhet nga 18 dhoma. Kapaciteti maksimal në këtë Institucion paraburgimi është për 45 persona, në një kohë që në momentin e inspektimit aty ndodheshin 102 persona. Ndërsa një i paraburgosur ndodhej i shtruar në spital. Në dhomat e paraburgimit nuk kishte femra, ndërsa ndodheshin 6 persona të mitur të ndarë nga të paraburgosurit e rritur. Një nga të paraburgosurit ishte dhe një shtetas maqedonas me origjinë shqiptare. Ishin 5 persona të dënuar me vendim të formës së prerë, për të cilët mendojmë se nga ana e juaj duhet të merren masat e menjëhershme me qëllim nxjerrjen e urdhrit për transferimin e tyre në vendin e vuajtjes së dënimit. Në dhomat ku qëndronin të paraburgosurit kishte 20 krevate dyshe, ndërsa pjesa tjetër flinte në dysheme në kushte tepër të vështira, me dyshekë e mbulesa të vjetra e të papastra. Ambientet e fjetjes dhe qëndrimit, me gjithë përpjekjet për t’i mbajtur të pastra, nuk janë sipas ligjit, i cili përcakton 4 metra katrorë dhe 9 metra kub për çdo të paraburgosur. Ky fakt u konfirmua gjatë inspektimit në çdo dhomë paraburgimi, ku u konstatua se jo vetëm që pjesa më e madhe e dhomave kishte të paraburgosur tej normave të lejuara mbi sipërfaqen dhe kubaturën e banimit, por një pjesë e tyre flinin në dysheme afër derës së dhomës. Jo të gjithë të paraburgosurit ishin të pajisur me krevate, ndonëse kishin dyshekë e mbulesa, por jo çarçafë sipas ligjit.
Rekomandimi
Dobjani i ka rekomanduar ministrit të Drejtësisë dhe drejtorit të Përgjithshëm marrjen e masave për hartimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të Rregullores së Brendshme të Institucionit të Paraburgimit Korçë. Marrja e masave të menjëhershme për sigurimin e kushteve të jetesës, siç janë mjediset e qëndrimit, fjetjes dhe çlodhjes si dhe veshja, ngrohja, ushqimi dhe ajrimi konform neneve 23,24,25 dhe 27 të Ligjit Nr. 8328 datë 16.04.1998, i ndryshuar. T’u sigurohet të paraburgosurve strehimi në përputhje me nenin 21 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve duke mbajtur parasysh faktin se në çdo rast kubatura duhet të jetë jo më pak se 9 metra kub dhe sipërfaqja e banimit jo më pak se 4 metra katrorë për çdo të paraburgosur. Transferimi i 5 të burgosurve, Indrit Firaj, Renato Laloti, Elton Jazxhi, Kosta Tahirka dhe Ndriçim Çela, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit.
Deri në kalimin te ndërtesa e re të merren masat e menjëhershme për rikonstruksionin dhe shtimin e numrit të banjave dhe dusheve si dhe për furnizimin me detergjente dhe mjete të tjera për pastrimin e ambienteve ku jetojnë të paraburgosurit. Marrjen e masave për realizimin e shpejtë të procedurave për tenderat për veshmbathje, aparatura etj., si dhe kryerjen e punimeve inxhinierike, me qëllim vënien ne funksionim sa më parë të IEDP-së në Korçë, si dhe plotësimin e organikave të punonjësve për të gjitha shërbimet.
Tentuan rrëmbimin e një 22-vjeçareje, një në pranga tjetri në kërkim
TIRANË - Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një të riu, i cili një ditë më parë, në bashkëpunim me një person tjetër, tashmë i ndaluar, tentoi të rrëmbejë një 22-vjeçare në afërsi të Pallatit të Kulturës në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur dje për gazetën se ngjarja u parandalua falë ndërhyrjes së uniformave blu, të cilat ndaluan në vendngjarje 25-vjeçarin Elvis Gjuzi, banues në Kashar, një nga autorët e kësaj tentative rrëmbimi. Nga hetimet e deritanishme rezulton se 25-vjeçari Elvis Gjuzi, në gjendje të dehur, në bashkëpunim edhe me bashkëmoshatarin e tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ka tentuar të fusë me forcë në makinë një 22-vjeçare. Gjatë shoqërimit për në komisariat, Gjuzi ka kundërshtuar punonjësit e policisë, e cila ka vendosur ndaj tij masën e arrestit në flagrancë për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë së personit” në bashkëpunim, si dhe për “kundërshtim të punonjësve të policisë”.
28 Maj 2008