Dobjani: “Të vetëpunësuarit në bujqësi ankohen për vitet për pension”
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani i ka bërë shkresë zyrtare drejtoreshës së Sigurimeve Shoqërore, Evelina Koldashi në lidhje me pensionet për banorët e zonave rurale. Sipas shkresës së tij, në institucionin që ai drejton kanë mbërritur një sërë shkresash ku këta banorë ankohen se nuk po u njihen disa vite për pension. Sipas Dobjanit, Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore duhet t’u njohë periudhën e sigurimit të vetëpunësuarve në bujqësi deri në vitin 2004 si dhe duhet t’u kthejë shumën e derdhur të kontributeve si të vetëpunësuar në bujqësi pas vitit 2004 për personat që kanë ndërruar vendbanimin e tyre.
3 Korrik 2009