E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia informale, mbi 60% e objekteve te paligjshme

Mbi 60 perqind e pasurive te paluajtshme ne gjithe vendit jane informale dhe vlera e tyre llogaritet te jete 8 miliard euro.

Kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia, tha se ka nisur procesi i kompensimit te 120 pronareve, te cilet do te paguhen me cmimin e truallit per 12 ha, si dhe jane pergatitur dokumentat per shlyerjen e detyrimeve financiare per 157 ndertime me leje por me shtesa informale.

Sipas Memise ne ligjin e ri eshte theksuar se kalimi i pronesise dhe kompensimi i pronareve do te behet ne te njejten kohe.

"Me te dale vendimi ne lidhim kontratat me qytetare dhe nisim shlyrjen e tyre", u shpreh Memia.

Ne vendin tone ka 350 mije objekte te paligjshme qe shtrihen ne nje siperfaqe prej 320 mije hektaresh.

Sipas ALUIZNI-t,  me ligjin e vjeter jane miratuar 127 zona informale dhe eshte pergatitur dokumentacioni teknik per legalizimin e 80 mije pasurive te paluajshme.

Per 50 mije ndertime me shtesa te paligjshme jane grumbulluar deri me tani 67 milion leke

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›