E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Premtimet e rreme, jo alternative

Kryetari socialist Edi Rama gjate takimi me banoret e Golemit ka deklaruar se vendi nuk mund te kete asnje mundesi per t’u afruar me Europen nese nuk kthehen syte nga fshati.

Gjate bashkebisedimit me pjesmarresit ne kete takim Rama tha se eshte detyra e politikes dhe politikaneve per t'i krijuar kushtet fermereve per te punuar duke shtuar se asnje fermer i vetem nuk mund te zgjidhe problemet qe has me rritjen e cmimeve te punimit te tokes. Banoret e Golemit nderkohe kane paraqitur edhe shqetesimet e tyre.

"Ndjej keqardhje per ata qe PS nuk ka alternative. Ju keni nevoje per dicka te vjeter qe duhet te linde", u shpreh Rama.

Duke folur per qeverine aktuale Rama tha se kjo qeveri e ka lene fshatin ne meshiren e te ardhurave nga emigracioni dhe pa politika nxitese per bujqesine dhe blektorine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›