Meta:Qeveria të hartojë planin antikrizë

Lëvizja socialiste për Integrim kërkon që qeveria të hartojë një plan të qartë masash antikrizë. Kreu i kësaj partie Ilir Meta përmes një komunikimi me mediat tha se kriza globale na ka prekur dhe qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë duke kredituar ato biznese të cilat sigurojnë punësim. Sipas Metës, është momenti që Berisha dhe Bode të reagojnë sot për krizën dhe të heqin dorë nga qëndrimet e tyre megallomane dhe kokëforte se nuk ka krizë, pasi Shqipëria e pësoi njëherë nga çifti Berisha-Bode në kohën e piramidave, kur garantonin shqiptarët se paratë e tyre ishin të sigurta. Përkundrejt opozitës, por edhe guvernatorit të Bankës së Shqiperisë që ne jemi precur nga kriza në disa sektorë, qeveria vijon të deklarojë se vendi jonë është i paprekur nga kriza.