Dobrica Cosic në spital

Nga Express më 07 qershor 2011 në ora 14:02
Shkrimtari serb dhe ish-presidenti i RFJ-së, Dobrica Cosic është seriozisht i sëmurë.
Gazeta Blic raporton se ai është dërguar me urgjencë në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd, për shkak të problemeve me zemrën.
Gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar si serioze, prandaj edhe është ndaluar në spital.
Cosic është 90 vjeç dhe njihet si ideator i politikave të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, me Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986.
Ai ka përkrahur hapur regjimin e diktatorit Miloshevic, si dhe veprimet gjenocidale të Karaxhicit dhe Mladicit në Bosnje.
Ka jetuar aq sa ta shoh edhe Mladicin në Hagë, pasi këto mund të jenë ditët e tij të fundit.