Grindja greko-maqedone mund të tendosë Bullgarinë

Sofja zyrtare për herë të parë ka shprehur pozicion të qartë për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë.
Presidenti bullgar, Georgi Parvanov, ka deklaruar se vendi i tij mbështet çfarëdo qoftë zgjidhje për kontestin e emrit, por jo një emër me përcaktim gjeografik, që do të mund të shkaktonte tendosje në Bullgari.
“Emrat siç janë Maqedonia Jugore ose e Epërme duhet të komentohen në kontekst se gjeografikisht, ai territor është pjesë e Maqedonisë bullgare Pirine. Parashtrohet pyetja çfarë do të thotë popullata bullgare e cila jeton në atë zonë. Por, të lejojmë që miqtë tanë (Maqedonia dhe Greqia) të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për emrin. Ne bullgarët do të gjejmë mënyrën që ta shprehim qëndrim tonë konstruktivë lidhur me këtë çështje”, ka shtuar Parvanov.
Kohë më parë, përfaqësues të Bullgarisë deklaruan se vendi i tyre nuk shpreh kurrfarë pozite për çështjen e emrit, për arsye se kjo është çështje mes Maqedonisë dhe Greqisë.