Dobrica Nazi-Qosiq
Autori i Lajmit: red.
Nga Halil Matoshi
Skandali i turpshëm me paraqitjen e shqiptarëve etnikë si barbarë të ardhur prej dikah (sic!) në Enciklopedinë e Maqedonisë po e rikthen në skenë Ballkanin e frymës naziste që po mbijeton shkëlqyeshëm, para së gjithash, duke qenë se ka një babë shpirtëror në Beograd, Dobrica Qosiq, shumë pasues të egër te të gjitha etnitë që popullojnë këtë hapësirë. Kjo po ndodh duke qenë se politika e jashtme e Brukselit është rob i arkitekturës së etnizimit të shteteve dhe vetë bllokut që po i jep shpresë nazizmit ballkanik, përmes përçarjeve të brendshme (rreth Kosovës) dhe përmes përjashtimit të tjetrit/tjetrës (rreth Turqisë)
Leximi i dy librave njëherësh, që ngërthejnë dy botëkuptime për idenë e kombit dhe shtetit, frymës naziste (mbi idenë e kombit etnik të gjakut dhe truallit në qendër, pra kombit kulturor gjerman) dhe frymës demokratike-liberale që e ka individin dhe lirinë e tij, pra qytetarin në qendër, të jep një mundësi që t i kundërpeshosh këto dy qasje, duke ia kundërvënë idesë së panatyrshme, biologjistike e neveritëse të kombit kulturor gjerman, që është prodhim i mendjeve të sëmura nga paranoja, idenë humanistike e deetnizuese të shtetit. Duke e lexuar librin “Kosova” të Dobrica Qosiqit, një ditar që nis në majin tashmë të largët 1968 dhe që përfundon në shtatorin e vitit 2004, lexuesi i vëmendshëm s ka se si të mos e bëjë një lidhje të një fillimi të fundit (fillimi i fundit të sundimit serb mbi Kosovën dhe të lindjes së idesë së shtetit kosovar) dhe fillimit të fundit të dramës kosovare (pra fillimi i sendërtimit të idesë së shtetit në realitet). Ky ditar i Dobrica Qosiqit dëshmon më së miri, se si, po të ndiqej shembulli i frymës së tij edhe nga shqiptarët etnikë të Kosovës, edhe nga ShBA-ja, po të mos braktisej ideja e kombit kulturor gjerman dhe po të mos braktiseshin praktikat naziste të spastrimeve etnike, për t ia përshtatur shtetit kufijtë e kombit etnik, kurrë nuk do të krijohej shteti i Kosovës.
Idesë së parë i kundërvihet me elokuencë dhe plot shpirt zemërgjerë, ideja e bashkësive të vullnetshme qytetare dhe të individit të lirë e Amin Maalouf, një libanez i krishterë, që jeton në Paris, shkrimtar dhe intelektual i formatit të lartë, në librin e tij “Identitete vrastare”. Ky libër është dëshmia më e mirë se duhesh të jesh krejt i verbër për t i përqafuar idetë e shekullit të 19-të, në kohën e internetit, kur në Facebook komunikojnë, japin e marrin në bashkëjetesë e jo në tolerancë. Dua të më pranojnë si qytetar, të tillë çfarë jam e jo të më tolerojnë, thotë Maalouf. Ndërkaq që i pari, shkrimtari serb dhe baba i nazizmit ballkanik i vendos në kontekstin kosovar shqiptarët dhe serbët jo në bashkëjetesë civile dhe me dinjitet të balancuar individual, por njërin pranë tjetrit, me mure ndarëse dhe me nasci-flamujt e ngrehur lartë, (flamujt e lindjes) pra të ndarë historikisht, siç ai ka qejf ta quajë segregacionin, mes të Evropës dhe në shekullin e 21-të.
Brukseli, së këndejmi po përpiqet që ta ndërtojë një Serbi evropiane, duke ndërtuar dhe fuqizuar kombet etnike (variabla) si konstante edhe brenda vetë bllokut dhe në Kosovë e në tërë Ballkanin Perëndimor, sipas rendit arkitektonik e jo sipas koncertit jazz që improvizon një temë në ndryshim e sipër, që fuqizon qytetarinë si konstantë. Dhe në këtë rrafsh arkitektonik, po del sikur po betonon struktura segregacioniste dhe naziste në Ballkan, sipas frymës së Qosiqit. Serbia e Tadiqit është pothuajse plotësisht nën ndikimin e Qosiqit, prandaj Brukseli duhet të improvizojë diçka!? Në këtë rast Brukseli duhet ta kushtëzojë Serbinë që ta njohë Kosovën si shpagim për integrim në BE, ose ta marrë njërën ose tjetrën, natyrisht se Serbia do që t i mbajë të dyja, kurse Brukseli po ia krijon iluzionin se ka shans. Shkrimtari Mirko Kovaç, që për nga identitetet e shumëfishta i ngjan Maaloufit, thotë se do të duhej studiuar mirë shumë libra historikë, sidomos ato të Slobodan Jovanoviqit, shkrimtarit e historianit, i cili tërë jetën i ka ndriçuar “ngritjen e rënien e komplikuar e kontradiktore të historisë serbe”, që thotë se nacionalizmi serb është burim i të gjitha të këqijave dhe i tragjedive të këtij populli, shkak i të gjitha humbjeve të tij dhe ngritjeve të rralla, fatkobi që ia ka përcaktuar fatin dhe ia ka terratisur mendjen, sepse nacionalizmi është jetë në palankë, (qytezë provinciale) kurse shpirti i palankës është shpirti i sëmundjes.“ Askush nuk ka hyrë aq guximshëm dhe aq thellë në shpirtin e nazizmit serb si shkrimtari Rade Konstantinoviq në librin e tij “Filozofia e palankës”. Një tjetër shkrimtar, po ashtu pa identitet të sforcuar etnik, Danilo Kish, nacionalizmin e cilësonte si kiç. Sipas Kovaçit, publicisti dhe etnografi i njohur rus, Pavel Rovinski, ka vizituar disa herë Serbinë, në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, kështu në shkrimet e tij ka lënë përshtypje të rëndësishme, gjykime dhe njohuri. Ishte i preokupuar “me shpirtin dhe me gjendjen e elitës intelektuale serbe, e cila ia bën qejfin masës primitive (rules) dhe i nënshtrohet instinktit të saj”. Gjithkund, intelektualët janë mbi masën, “në Serbi ata janë vetë masa”. Kjo vlen deri në ditët e sotme.
Por, Dobrica Qosiqi vazhdon t ia bëjë qejfin rules” serbe dhe më këtë po ka goxha sukses që t i influencojë tërë intelektualët nazistë në Ballkanin Perëndimor, ku ata janë vetë masa, ndonëse nuk kanë potencë për të bërë diçka të hairit për të ardhmen, kapen pas “gjakut dhe truallit”, kinse për ta kundërshtuar Qosiqin, por bien dhe vetë në doktrinën e tij. Pra, ky kundërshtim me teza të njëjta, naziste i kolegëve ballkanas të Qosiqit, është pohim, vetëm se piramidë me kokë teposhtë! Dhe ky rikthim i Ballkanit në skenë, ky “shpirt i sëmundjes” po gërryen aktualisht hapësirën tonë jetësore, përderisa Brukseli s ia ka idenë as për një koncert Jazzit, duke qenë se brenda vetë bllokut ka divergjenca të mëdha, pikërisht rreth shquarjes së identiteteve vrastare, që ua ka ënda politikanëve senilë të epokës së Javier Solanës. Identitetet strikte etnike Maalouf, i quan identitete vrastare, që duke etnizuar shtetet e veçanta e më këtë edhe vetë BE-në, për ta bërë mekanizëm që përjashton të tjerët, vrasin “qytetarët që nuk janë të gjakut dhe fesë sonë.”
Për intelektualët e proveniencës së nazizmit ballkanik që rreshtohen në mendësinë kolektiviste, për ta legjitimuar një përgjigje të vetme në pyetjen se cilit komb i përket shteti, e kjo përgjigje rëndom është: “Kombit tim”, vërtet duhet një dënim i madh dhe i njëzëshëm! Ashtu siç u dënuan bashkëpjesëmarrësit në krimet e Hitlerit në Nurenberg.
Filozofi tomist Jacque Maritain thotë se ideja e kombit kulturor gjerman është e panatyrshme dhe derivat i paranojës, se “jemi të rrethuar nga armiqtë”, kështu që BE-ja duhet ta braktisë çdo logjikë të etnizimit paranojak të shteteve, që nxit një “shkombëtarizim” (deetnizim) të shtetit në favor të krijimit të bashkësive të vullnetit qytetar!? Po të ishte shteti i deetnizuar si standard dhe kusht për integrimet, sigurisht që Tadiqi nuk do të vazhdonte të jetë nën influencën e Qosiqit i cili, do të duhej ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në ndonjë burg të sigurisë së lartë, Shkupi nuk do të rikthente në skenë tezat e egra të shekullit të 19-të kundër qytetarëve me përkatësi etnike shqiptare, dhe nuk do ta zyrtarizonte nazizmin e hapur të akademikëve senilë, me thonj të rritur.
Qosiqizmi ballkanik që është nazizëm, gati sa e rrëmbeu edhe kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili duke parë se si po sillen fqinjët, ra në kurthin e kiçit nacionalist, duke shquar identitetet vrastare. Me vonesë të madhe dhe në një proces tepër delikat përgjigjen se cilit komb i përket shteti, vrapuan ta japin akademikët primitivë maqedonas, (që nxjerrin kryet nga “zemra e errësirës”), duke mëtuar që t ua vjedhin fqinjëve historinë (e pastaj edhe tokën, sepse nëse përgjigjja është valide, se shteti i përket kombit, atëherë jomaqedonasit duhet mbytur, pra duhet legjitimuar spastrimet etnike.)
Shqiptarët etnikë dhe posaçërisht kosovarët duhet të “amerikanizohen” duke investuar vetëm në integrime, në shekullarizim dhe perëndimorizim të shoqërisë, në deetnizimin e shtetit dhe në interpretimin joideologjik të historisë, dhe të mos harxhojnë energji kot, duke hyrë në garën e turpshme, se cili akademik po di të shajë kombin tjetër më fort. Kosovarët nuk e kanë luksin të bien nën ndikimin e qosiqizmit doktrinar që përmes fjalisë “nder kombet e vonuara, posaçërisht kombi shqiptar, është sot biologjikisht më vitali, dhe më agresivi ndër kombet ballkanike”, i josh shqiptarët t u kundërvihen me të njëjtat mjete serbëve, duke e konservuar krenarinë e killavtë kombëtare por që ua vjedh mirëqenien dhe të ardhmen perëndimore.
Ata akademikë të mjerë, si shumica e të gjithë “të pavdekshmëve” ballkanas duan të jenë aq antikë sa që është koha për të vdekur!? Dhe në vdekje e sipër duan t i tërheqin pas edhe grekët, shqiptarët dhe bullgarët, qoftë si varrmihës, qoftë si vajtues. Nuk i kam lexuar ende ato dy vëllime të Enciklopedisë së Maqedonisë dhe reagimet e akademikëve shqiptarë në Tiranë dhe Prishtinë, nuk po ma mbushin mendjen, duket se as ata nuk i kanë lexuar, sepse ato janë reagime po aq joracionale dhe nisen nga pista rëndom të dyshimta, nga shkrimet e gazetave apo sa për ta larë gojën, në këtë mendësi të çoroditur kolektiviste ballkanike, që po e shpie rajonin në të kaluarën e tij, për më keq, që po e qosiqizon idenë e etnisë, kombit dhe shtetit.
Kjo i bie shkurt e shqip: po e nacifikon shoqërinë ballkanike, sipas recetës idiote të Dobrica Nazi-Qosiqit.
Ky lajm është publikuar: 02/10/2009