E kërcenon në telefon, denoncon në polici
Autori i Lajmit: red.
Një telefonues anonim e kishte shqetësuar prej kohësh një 57-vjeçar, i cili vendosi të kërkonte ndihmën e policisë ditën e djeshme. Burime nga policia thanë se 59-vjeçari E. S., lindur dhe banues në rrugën “Bedri Karapici” në Tiranë, ka mbërritur dje në ambientet e komisariatit të policisë nr.6, ku ka kryer një kallëzim se është shqetësuar nëpërmjet telefonit, në mënyrë sistematike, nga një numër anonim, nga persona ende të paidentifikuar. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet do t i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”.
Ky lajm është publikuar: 02/10/2009