Ina Rama: “Mos publikoni dëshminë e Colit”
Autori i Lajmit: red.
Prokurorja e Përgjithshme reagon ndaj dekonspirimit të dosjes së Bandës së Durrësit. Publikimi i dëshmisë së Adritik Colit, rivali i Lul Berishës, jo vetëm cenon procesin gjyqësor ndaj bandës së Durrësit, por edhe përbën vepër penale që dënohet nga legjislacioni shqiptar. Përmes një njoftimi për shtyp, organi qendror i akuzës u kërkon mediave të mos vijojnë botimin e dëshmisë së të penduarit.
Reagimi
Prokuroria e Përgjithshme u kërkon mediave në Tiranë të ndalojnë publikimin e deklarimeve të dhëna nga i penduari i bandës së Durrësit, Adriatik Coli. Me anë të një deklaratate zyrtare për shtyp, Zyra e kryeprokurorës Ina Rama shprehet: “Për sa u takon deklarimeve të fundit në media rreth procedimit penal në ngarkim të të pandehurve Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Adriatik (Dritan) Coli, e cila tashmë i ka kaluar për gjykim Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, bëjmë të ditur se këto media duhet të zbatojnë urdhrin e trupit gjykues të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila urdhëron ndalimin e publikimit të të dhënave apo dëshmive sipas nenit 103 të K.Pr.Penale”. Në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet më tej se “në bazë të kërkesës së palëve, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të ndërmjetëm të datës 06.03.2008, bazuar në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të publikimit të mëtejshëm nga redaksitë e gazetave si dhe nga media të tjera vizive, të akteve të hetimeve paraprake të çështjes penale nr.33, akti në ngarkim të të pandehurve Lulëzim Berisha, Endrit Dokle, Adriatik Coli.
Njoftimi
Organi qendror i akuzës fton të gjitha mediat e shkruara apo vizive të mos bëjnë publikime të mëtejshme të dëshmive të të pandehurve Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Adriatik Coli, pasi dëmtohet shqyrtimi gjyqësor, shkelet ligji duke përbërë kështu vepër penale që ndëshkohet nga Kodi Penal. Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme vjen vetëm pak ditë pasi disa media në Tiranë filluan publikimin e dëshmisë së dhënë gjatë hetimeve paraprake nga i penduari i Bandës së Durrësit, Adriatik Coli, i cili ka treguar krimet e grupit ku bënte pjese, pasi u arrestua në vitin 2007.
Banda e Durrësit
Lulëzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullari, Endrit Dokle, Dritan Coli, Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Ahmet Ajeti, Osman Korpuzi. Sipas Prokurorisë, nga viti 1998 deri në vitin 2002, Lulëzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullaj, Adriatik Coli, Endrit Dokle, Bujar Gashi, si dhe Klodian Saliu, Ilir Xhunga, Arben Paja, që janë vrarë kohë më parë, kanë qenë anëtarë të një organizate të vetme kriminale. Gjyqi ndaj të 16 të akuzuarve për krime të rënda ka nisur që prej 17 qershorit të vitit 2007 dhe deri në seancën e fundit nuk ka mundur të dëshmojë asnjë prej 105 dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria. Coli, një ish-anëtar i bandës, dje i penduar, nuk ka arritur ende të dëshmojë plotësisht të vërtetat rreth Bandës. Shtyrja e seancave gjyqësore ka arritur rekord në llojin e vet, seancat janë shtyrë plot 95 herë. Të pandehurit akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, ndër të cilat vrasje dhe trafiqe ilegale.
Dëshmia në gjykatë
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është dëgjuar dëshmia e dëshmitarit të marrë në mbrojtje, të të penduarit Adriatik Coli, ndaj anëtarëve të njohur si Banda e Durrësit me kapo Lulzim Berishën. Pas më shumë se 2 vjet e gjysmë nga nisja e gjyqit ndaj të pandehurve, ku ishin të pranishëm avokatët, të pandehurit dhe prokurorët e çështjes, më në fund rrëfeu Adriatik Coli. “Jam njohur me Lul Berishën në vitin 1994. Në atë kohë trafikonim femra në Itali”,- ishin disa nga fjalët që dëshmitari kyç i kësaj çështjeje dha, pasi u pyet nga prokurori. Coli u pyet nga prokurori për organizatën e Lul Berishës me shokë dhe në këtë pikë shpërthyen debatat mes avokatëve dhe prokurorëve të çështjes. Avokatët kërkuan që të mos përdoret fjala “organizatë”, pasi, sipas tyre, nuk ka ende prova që ta dëshmojnë këtë. Ky debat, mbi 2 orë e gjysmë, shkaktoi zhurmë e pakënaqësi edhe nga të pandehurit e çështjes saqë kryegjyqtari kërkoi menjëherë ndërprerjen e seancës dhe një pushim 30-minutësh. Por, pas kësaj avokatët e të pandehurve nuk u paraqitën më në seancë, duke u rikthyer kështu në shkaktarët e shtyrjes së seancave të njëpasnjëshme ndaj të ashtuquajturës Banda e Durrësit.
Ky lajm është publikuar: 02/10/2009