Euro false, arrestohen dy të mitur
Autori i Lajmit: red.
Tetë kartëmonedha 20 euroshe janë sekuestuar dje nga policia dhe dy të mitur janë vënë në pranga si posedues të tyre. Ky ka qenë bilanci i një operacioni të antikrimit ekonomik në Durrës. Burime nga policia bënë të ditur se është bërë i mundur arrestimi në flagrancë të tre personave, të cilët akuzohen për konsumimin e veprës penale të “Falsifikimit të monedhave”. Sipas të dhënave nga policia e qytetit bregdetar mësohet se të ndaluarit janë personat F.K., 17 vjeç; Besim Deda, 18 vjeç dhe S.H., 14 vjeç, që të tre lindur dhe banues në Manëz të Durrësit. Forcat policore bëjnë me dije se i pari është kapur në flagrancë, duke këmbyer një sasi kartëmonedhash të prerjes 20 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, në një pikë Uestern Union në Manëz. Për këtë ngjarje është marrë kallëzimi nga A.D, administrator i kësaj pike, sipas të cilit F.K. ka shkuar dy herë pranë saj me qëllimin e këmbimit të kartëmonedhave false. Gjatë veprimeve hetimore, ka rezultuar se atij kartëmonedhat e prerjes 20 euro ia ka dhënë Besim Deda, ndërsa këtij S.H, i cili në deklaratën e tij pohon se i ka gjetur në rrugë. Të tre personat ishin në dijeni se kartëmonedhat qenë të falsifikuara dhe me vetëdije kanë vendosur t i këmbejnë ato. Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 8 kartëmonedha të prerjes 20 euro me numra serie 6 copë me numër V00247820335, 1 copë me numër v55650030341 dhe 1 me numër S44244920418, si edhe dy kaseta video me filmime të zyrës së Uestern Union të dorëzuar nga administratori i saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Ky lajm është publikuar: 02/10/2009