Të përmbyturit: 1 mijë euro shumë qesharake
21/02/2010 Pakënaqësi për dëmshpërblimet
Përllogaritja e dëmshpërblimit prej një mijë eurosh për familje nga grupet e verifikimit të dëmeve në terrenet e përmbytura në qarkun e Shkodrës ka sjellë menjëherë reagimin e banorëve. Më të irrituarit kanë qenë përsëri banorët e zonës informale të lagjes “Livadhe”, të qytetit të Shkodrës. Kjo lagje u përmbyt nga vërshimi ujërave të liqenit të Shkodrës dhe qëndroi nën ujë për rreth një javë. Banorët e kësaj pjese të përmbytur të qytetit të Shkodrës patën reaguar që në fillim të procesit të verifikimit të dëmeve, për një vlerësim sipërfaqësor nga grupet e punës, por tashmë, kur analiza e Këshillit të Qarkut nxori vlerën e një mijë eurove për familje, reagimi i tyre është akoma më i madh. Banorët shprehen se lagja “Livadhe” nuk po trajtohet mirë, pasi problemet janë ngritur që në fillim jo vetëm për vlerësimin, por edhe për mosmarrjen e masave për furnizim me ujë të pijshëm, apo për pastrimin e banesave nga punonjës të specializuar, pasi në to kishin hyrë fekalet e dala nga shpërthimi i gropave septike të zonës. Nga ana e tyre specialistë të Këshillit të Qarkut të Shkodrës sqarojnë se shuma një mijë euro është nxjerrë si mesatare aritmetike për dëmet e shkaktuara dhe jo se çdo familje do të marrë këtë shumë. V. Abdyli