Sarandë, digjet me benzinë makina e ish-prokurorit
21/02/2010 Zjarrvënia e qëllimshme, shoqërohen disa shtetas. Arben Koka: Nuk kam konflikte
Autovetura tip “slloun”, me targa GJ 0414 B, në pronësi të avokatit të njohur në jug të vendit Arben Koka, ish-prokurori i Sarandës, është djegur plotësisht pasditen e premte nga një shishe me benzinë, ndërkohë policia e Sarandës ka nisur hetime, si dhe ka shoqëruar disa të dyshuar.
Zjarrvënia
Komisariati i policisë së Sarandës bëri të ditur për gazetën “Metropol”, se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00, në lagjen nr. 3 të qytetit, pranë shtëpisë së avokatit. Të njëjtat burime theksuan, se në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët aktualisht janë duke grumbulluar provat materiale. “Tashmë ky incident është duke u hetuar nga specialistët më të mirë në jug të vendit, por është ende shpejt të saktësojmë motivet e ngjarjes”, shprehet burime zyrtare. Policia lokale tha se për këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona të dyshuar, ndërsa më pas janë lënë të lirë për mungesë provash. Ndërsa, pronari i automjetit është shpreh se “nuk ka asnjë konflikt apo mosmarrëveshje me ndonjë individë”. Ky është rasti i parë gjatë këtij viti në qytetin e Sarandës që një automjet digjet qëllimisht nga personat ende të paidentifikuar.
Precedentët
Djegia e automjeteve të funksionarëve të lartë është kthyer në “modë” gjatë pesë vjetëve të fundit në qytetin e Sarandës. Disa vite më parë, persona ende sot të paidentifikuar nga policia lokale, dogjën në dy kohë të ndryshme automjetet, në pronësi të dy punonjësve të zyrës së tatim-taksave të këtij qytetit. Ndërsa, në qershor të vitit 2008, në fshatin Vrinë, rreth 15 kilometra larg qytetit të Sarandës, në afërsi të qytetit antik të Butrintit, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët e zjarrit dhe brenda 30 minutave gjithçka është shkrumbuar. Megjithatë, “lufta” midis keqbërësve dhe funksionarëve ka “evoluar” më tej, ku në vend zjarrit është përdorur tritoli, madje rreth 200 metra larg komisariatit të policisë së Sarandës. Më 13 gusht të një viti më parë, në kulmin e sezonit turistik, 100 gr tritol ka shpërthyer pranë apartamentit të një përfaqësueseje të sistemit të drejtësisë. Lënda e eksplozivit ishte vendosur në sheshpushimin e pallatit dhe fatmirësisht u regjistruan vetëm dëme materiale. Ndërsa, në 4 mars po të atij viti e njëjta sasi tritoli shpërtheu fuqishëm në lagjen nr. 4, duke shkaktuar një gropë të thellë rreth 20 cm dhe dëme të konsiderueshme në disa apartamente të pallateve. Për fat të keq në të gjitha këto raste “sporadike” autorët janë larguar pa u identifikuar nga policia lokale.