Doda Bashkia e Tiranes me administrate te fryre dhe sherbime te munguara
Deputetja e PD-së, Mesila Doda, deklaroi sot se "Bashkia e Tiranës ka administratë tejet të fryrë, që jo vetëm rrit shpenzimet administrative dhe ul investimet, por nuk mbulon as shërbimet bazë që u nevojiten qytetarëve".
Në një prononcim për mediat, përfaqësuesja e mazhorancës bëri të ditur se numri i punonjesve në Bashki është 3155, shifër kjo, sipas saj, e barabarte me 3 ministri.
"Shpenzimet administrative janë rreth 40% me te larta krahasuar me bashkite e tjera te mëdha te vendit gjë që ka shkaktuar ulje të investimeve, pesha e te cilave ra nga 37% ne vitin 2008 ne 28% te buxhetit për vitin 2010 duke rene edhe poshtë mesatares se te gjithë bashkive e komunave te vendit", deklaroi Doda.
Sipas saj, një tjetër fenomen që tregon shpërdorimin e parave të taksapaguesve për punime gjysmake në prag fushate është ai i tavaneve elektorale dhe asfaltit elektoral dhe së fundi edhe i shtrimit të barit elektoral që kushton 40.000 dollarë.
"Ne nuk mund të lejojmë më të kemi një kryebashkiak që abuzon me paratë tona. Ne meritojmë një kryebashkiak që të investojë për të përmirësuar shërbimet për qytetarin, jo për një kryebashkiak që fokusohet vetëm tek beteja politike kombëtare", përfundoi deklaratën për shtyp deputetja Doda.
Bashkia e Tiranës ka sot një administratë tejet të fryrë, që jo vetëm rrit në mënyrë galopante shpenzimet administrative dhe ul investimet, por nuk mbulon as shërbimet bazë që u nevojiten qytetarëve.