E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB per Sirine

Sekretarit i përgjithshëm i OKB-së ka dënuar përdorimin e dhunës në Siri kundër protestuesve.Duke bërë thirrje për një hetim të pavarur për vrasjet e fundit, Ban Ki-Moon tha se autoritetet siriane kane një detyrim, “të respektojnë të drejtat e njeriut”.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-se deri tani nuk kanë arritur të bien dakord mbi një deklaratë të përbashket. Këshilli me 15 anëtarë pritet të marrë në shqyrtim gjatë të mërkurës çështjen e Konfliktit në Siri.

Një draft i propozuar nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Portugalia - dënon dhunën vdekjeprurëse kundër civilëve sirianë dhe mbështet thirrjen e Z. Ban për një hetim "transparent" dhe të pavarur në lidhje me vdekjet e civilëve në protesta. "Eshtë e vetëkuptueshme që autoritetet siriane e kanë për detyre të mbrojnë civilët dhe të respektojnë të drejtat ndërkombëtare të njeriut. Kjo përfshin të drejtën për lirinë e shprehjes dhe tubimeve paqësore," tha shefi i OKB-së.

Z. Ban shtoi se ai ishte i bindur se vetëm një "dialog gjithëpërfshirës dhe reforma të vërteta", mund të rivendosin paqen dhe të bëjnë të zbatueshme aspiratat e popullit sirian.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›